Adnan Januzaj ishte heroi i Mancester Junaited në përballjen me Aston Vilën në javën e dytë të Premier Leagues, megjithatë trajneri i “Djajve të Kuq” nuk i kursen kritikat për 20-vjecarin, që sipas holandezit e humb me lehtësi kontrollin e topit.
Gjithsesi, holandezi, i cili befasoi me aktivizimin titullar të futbollistit me origjinë shqiptare, tha se goli i tij ishte i mrekullueshëm:
“Jam i kënaqur me golin sepse mënyra sesi Adnani shënoi ishte e mrekulleshme.
Por ai duhet të bënte më mirë, përtej faktit që arriti të shënonte.
Paraqitja e tij ishte më pak e mirë se goli që realizoi.
Pas kaluam në avantazh, kemi humbur shumë topa dhe nuk luajtëm ashtu sic do të kisha dashur të luanim.”
Vetëm pak ditë më parë, Van Gal, ishte shprehur se Januzaj nuk është në shitje, por duhet të luftojë fort për një vend në formacion.
Ndërkohë, vetë protagoisti i “Vila Park” u shpreh se ka nevojë për mëshumë minuta në këmbë për arritur formën optimale.
“Ndihem pas shënimit të këtij goli.
Nuk kam luajtur për shumë kohë, ndaj dhe forma ime fizike nuk ishte e mirë, megjithatë më lumturon fakti që shënova një gol me vlerë trepikëshi.
Shpresoj të luaj në vazhdimësi dhe të shënoj sa mëshumë gola.
Nuk ka patur asgjë të vërtetë në lidhje me një largim të mundshëm nga Mancesteri.
Unë jam i lumtur këtu dhe do të luftoj për një vend në formacion.”
Në cdo komunikim me gazetarët, nuk mungon pyetja në lidhje me David De Gean, i cili edhe në këtë takim nuk ndodhej as në stolin e rezervave:
“Kësaj pyetjeje i jap përgjigjur shumë herë, kështu që mjafton t’u ktheheni inrtevistave të mëparshme dhe do ta gjeni përgjigjjen, tha Van Gal.
Nësi Mancester Junaited nuk pranon ofertën e Realit të Madridit për shërbimet e De Geas, atëherë do të jetë i detyruar të privohet nga shërbimet e portierit spanjoll verën e ardhshme me parametër zero.
Sa më të mira paraqitjet e Januzajt aq më i madh eklipsi që bie mbi Depay-in dhe Van Galin me rekomandimin e të cilit ky i dyti për shumën 40 mil.£.ankoroi në ishull.Që ta pêrmbyll:Kjo është arsyeja që Januzaj nuk pëlqehet nga Van Gal.
Van Gali nuk para e pelqen Jonuzaj,por kritika e tij per Jonuzaj qendron. Ta shofim te vertete ne sy me te mirat dhe dobesit.