Premier Liga: Shqipëria, si Koreja e Veriut

16 Gusht 2015, 14:46Sport TEMA

Bosi i Premier Ligës, Richard Scudamore, njeriu që në një cerek shekulli e shndërroi atë në kampionatin më të bukur dhe me të shtrenjtë në botë (sot vjel 3,3 miliarad euro vetëm nga shitja e të drejtave televizive ) i ka dhënë një intervistë të gjatë revistët së parjavshme franceze “l’equipe” ku ai shpjegon disa nga kodet e fshehta të suksesit të tij.

Shikimin e futbollit si një spektakël që kënaq më shumë njerëz dhe që shitet më shtrenjtë.

Por ajo që bën përshtypje në këtë intervistë të gjatë është fakti se kur ai pyetet nga gazetari se si ja ka arritur të “vjelë” këtë shifër të paimagjinueshme ai përgjigjet duke përmendur edhe rastin shqiptar, shkruan lapsi.al.

Sepse nëse Premier Liga mund të shihet në plot 211 vetnde të botës, sportëdashësit shqiptarë nuk e kanë këtë fat.

“Vetëm dy vende nuk kanë arritur të kenë marëveshje me ne, Shqipëria dhe Koreja e Veriut” ka thënë Scudamore gjatë intervistës.

Në fakt, në Shqipëri Premier Liga është transmetuar disa vite më parë edhe nga platforma Digitalb edhe nga ajo Tring.

Po si njëra ashtu edhe tjetra u penalizuan sepse ato nuk respektonin një nga pikat më të rëndësishme të kontratës.

Mosshitjen e kartave jashtë territorit të Shqipërisë.

Duke bërë këtë, ato bënin që një londinezi p.sh. t’i binte më mirë të blente paketat sportive shqiptare sesa Skay-n britanik (diferenca në cmim ishte një e treta).

Pikërisht për këtë shkak platformat shqiptare nuk kanëmë të drejtë ta blejnë Premier Ligën duke i privuar edhe shikuesit e tyre nga ky spektakël gjigand.

10 komente në “Premier Liga: Shqipëria, si Koreja e Veriut”

  1. Vini says:

    Kjo eshte interviste e vjeter .

    1. Vlora1912 says:

      Ky eshte “biznes” i vjeter !!!

      Zotria eshte duke folur per biznesin e vet. Po ben reklamen e rastit, ashtu si do bente gjithkush ne vend te tij.

      Ndaj nuk ka asgje per tu hidheruar apo gezuar.

      Titulli nuk i shkon lajmit.

  2. shqip says:

    E po Digitalb dhe Tring nga shitjet jashte shtetit mbahen.

  3. Flamur_Vlore says:

    RROFT ARMANDO DUKA ME GJITH BASHIBUZUKET E TJERE TE TIRANES TIRANE§!!!

  4. Toni KS says:

    Eshte e qarte se nuk ka thene keshtu. Kujt i sherbejne keta tituj pompoz denigrues.

  5. Tema says:

    Shum shtete po heqin dorë nga vazhdimsia në futboll ku dhe ndeshjet me detyrim ose miqësoret kënaqin reklamat e kota

  6. bum says:

    Te drejtat e DIKTATURES televizive , eshte kthyer televizioni ne nje diktature neveritese , ketu ne CANADA duhet te paguash per 27 kanalet
    i detryruar se per ndryshe nuk shikon asnje gje ta bejne te zi ekranin
    dhe me e forta nuk shikon kanalet qe do ty por kanalet qe te detyrone shteti te shikosh , po do te shikosh kanale te trjera PAGESA EXSTRA,
    cmenduri, kanalet e sportit japin vetem PL dhe CAM LIGE, POR JAPIN ATO EKIPET COPE COPE QE NUK ISHIKON NJERI

  7. unë says:

    na plasi shume per premier ligen apo per premier korrupsionin… si ta quaj? Asgje nuk eshte britanike apo angleze ne premier korrupsionin, pronaret e klubeve jane te huaj, trajnere e lojtare te huaj… vetem arbitrat i keni britanik… si ai tipi i paafte qe gjykoi ndeshjen serbi Shqiperi.

  8. Kot per qejf says:

    Shqiptaret kane te gjith dreambox neper shtepi, ky anglezi te na rruaj topet… Se i shohim te gjitha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje