Lorik Cana rikthehet në Angli te Sunderland?

16 Gusht 2015, 15:58Sport TEMA

“Daily Mail” hedh bombën e merkatos, Lorik Cana mund të rikthehet te Sunderland ku 6 vjet më parë u transferua nga Marseille. Tabloidi prestigjoz britanik thekson se lojtari dhe klubi kanë nisur kontaktet pasi mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mund të transefohet me parametra zero pasi është lënë i lirë nga Lazio edhe pse kontrata i skadon në vitin 2016. Cana u largua nga Sunderlandi në vitiin 2010 për t’u transferuar në Turqi te Galatasaray pas një sezoni pozitiv nën drejtimin e trajnerit Steve Bruce. “Lojtari shqiptar iu dha mundësia për të luajtur në Champions League me Galatasaray dhe oferta e Turqbve ishte shumë e mirë për t’u refuzuar në atë periudhë”, shton “Daily Mail që konfirmon se dëshira e lojtarit është rikthimi në Premier League për të ruajtur formën pasi ai dëshiron ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën eleminatore drejt Euro 2016.

Përfaqësuesi i Canës, Mark McKay flet për gazetën ku ndër të tjera thekson: “Loriku është lojtari ideal për Premier League. Ai mund të luajë në mesfushë por edhe në qendër të mbrojtjes. Ai ka një teknikë të mirë me topin dhe është i përgatitur fizikisht për futbollin anglez. Ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me Marseille dhe Lazion dhe dëshiron të vazhdojë në nivele të larta pasi synon Kampionatin Europian”.  Lajmi i “Daily Mail” vjen pas refuzimit që kapiteni kuqezi i bëri OLympiacosit në Greqi, ndërsa disa ditë më parë u përfol edhe për një qëndrim të mundshëm të mbrojtësit në Romë për të respektuar kontratën me Lazion deri në Qershorin e vitit 2016.

3 komente në “Lorik Cana rikthehet në Angli te Sunderland?”

  1. Pelasgian says:

    I uroj gjithe te mirat KAPITENIT CANA!

  2. Skrapari says:

    Mir se te vish o legjen me plot respekt dhe mir njohe qe kontribuar per kombin

    1. tony uk says:

      O skrapari aman o burri dheut shkruaj mire,se per nje moment kujtova se po e shaje!!ose me mire mos shkruaj fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje