Probleme në pajisjen me viza, mungesa e bazës materiale të përshtatshme dhe mangësi të theksuara në ndryshimin e orës sipas zonave kohore ndërkombëtare.
Faqa zyrtare e UEFA-s publikon një përmbledhje të trasfertave më të tmerrshme që janë regjistruar ndonjëherë në ndeshjet e vlefshme për Kupat e Europës.
Më e fundit që iu shtua listës janë pikërisht kampionët e Shqipërisë të Skënderbeut, për odisenë me vizat në sfidën e turit të dytë të Champions League përballë Crusaders.
“Ecuria heroike e Skënderbeut deri në fazën play-off të Champions League mund të kishte përfunduar shumë më shpejt, për shkak të një gabimi të zyrtarëve të klubit”, theksonte faqa e UEFA-s.
Konfederata Europiane konfirmon se “gabimisht klubi aplikoi për viza të Republikës së Irlandës për një ndeshje që do të luhej në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut”.
Për fat të mirë, gjithçka u zgjidh me mbështetjen e ekipit pritës dhe vizat u siguruan nëpërmjet një ndalese në Paris.
Lista e UEFA-s përfshin maqedonasit e Vardar, që duke mos qenë në djeni të ndryshimit të orës, qëndruan për 120 minuta duke bërë nxehje në fushë në sfidën me Dunfermline Athletic në edicionin 1961/ ’62 të Kupës së Kupave.
Në sezonin 1963/ ’64 qipriotët e APOEL luajtën në një njëjtin aktivitet përballë Sporting Lisbon dhe u mposhtën 10-1 pasi nuk kishin këpucë me taka për kohë me shi.
Tjetër ngjarje e pabesueshme, apo e malazezëve të Celik Niksic, që u shkatërruan nga Metalurh Donetsk 7-0 në kualifikueset e Europa League në edicionin 2012/ ’13.
Rruga 1500 kilometra me autobus drejt Ukrainas, u shndërrua në një udhëtim pafund, pasi klubi neglizhoi pajisjen me viza për të kaluar në Moldavi dhe nuk u lejuan të hynin në këtë vend.
Celik Niksic mbërriti në Donetsk 7 orë para ndeshjes, pas udhëtimit që zgjati 65 orë./ SS
Futbolli ësht për kryefamiljarin që i ka punët për terezie
Platini eshte nje socialpath. I urren shqiptaret ne menyre pathologjike.
Per mua ai ka probleme mendore
Skenderbeu prej verteti shkoj në Itali me kuaj, ju ankoheni se keni shkuar me avion në Irlanden e Veriut.
Hë mo ju mbylltë more djemka, more panxhar pej Korçe.