Sergio Ramos rinovon zyrtarisht kontratën me Realin e Madridit.
Mbrojtësi spanjoll firmosi marrëveshjen e re që do ta lidhë me Los Blancos deri në vitin 2020 duke u vënë kapak zërave që e jepnin të ardhmen e tij larg Santiago Bernabeut.
Nga kontrata e re 5-vjecare Sergio Ramos do të përfitojë 9,5 milionë Euro në sezon plus bonuset.
Pasi hodhi të zezën mbi të bardhë 29-vjecari në praninë e presidentit Florentino Perez u ngjit në podiumin e nderit të stadiumit Santiago Bernabeu ku shprehu ndjesitë e para pas rinovimit:
“Falenderoj presidentin dhe të gjithë madridistët.
Të jem pjesë e këtij klubi është një ëndërr që dua ta shijoj në maksimum sa më shumë të jetë e mundur.
Dua të falenderoj edhe vëllain tim që është njëkohësisht edhe menaxheri im që më ndihmoi të firmosja marrëveshjen e re me Realin.
Falenderoj gjithashtu edhe trajnerin dhe shokët e skuadrës për respektin dhe mbështetjen e madhe që më kanë dhënë.
Cështja e rinovimit është zgjatur pak si shumë por mendja dhe zemra ime kanë qenë gjithmonë këtu”.
Më pas fjalën e mori presidenti Perez, i cili u shpreh shumë i lumtur për rinovimin e kontratës së Ramosit.
Numri 1 i Realit theksoi se Sergio është një simbol i madridizmit dhe ka arritur ta fitojë një petk të tillë me përkushtim, punë, karakter dhe zemër.
Me largimin e Iker Casillas shiritin e kapitenit te Los Blancos do ta mbajë pikërisht 29-vjecari i La Rojas.
Ju i thoni te gjitha, jeni mashtrues
po mire kur deti tek reali eshte bere kos kahere ,pse ju doni qe ai te humbas lugen .