Rey Manaj vijon të fitojë më shumë autoritet në skuadrën e parë të Interit, ku është grumbulluar nga trajneri Roberto Mancini. Sulmuesi 18-vjecar shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë në miqësoren me AEK-un e Athinës që u zhvillua në qytetin e Anconës dhe që përfundoi në barazim pa gola. Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë u hodh në fushë në minutën e 76-të në vend të Medel. Në minutën e 83, një goditje brenda zonës e 18-vjecarit u ndal nga portieri Anestis. 24-vjecari grek i mohoi golin shqiptarit edhe në minutën e 89-të, pas assistit të dhënë nga Stefan Jovetic.
Pavarësisht se nuk arriti të shënonte Manaj është vlerësuar pozitivisht nga stafi teknik ziklatër, pasi mbetet një sulmues potent i aftë për të krijuar në cdo moment situata të rrezikshme në portën kundërshtare. Për Manaj kjo ishte miqësorja e tretë me ekipin e parë të Interit pas aktivizimit me Athletic Bilbaon dhe ndaj Sassuolos në Trofeun Tim.
Në përfundim të kësaj miqësoreje Manaj u shpreh se ishte i pafat që nuk mundi të shënonte. Më pas ai shtoi se i duhet ende shumë punë në stërvitje për të qenë pjesë e formacionin në takimet që vlejnë më shumë./ SS
Si shqiptohet emri i ketij djalit ? Se ashtu sic e shkruani ju duket si Anglez por ne shqip nuk esht ashtu.
Emri I plote duhet te jet Ramadan
me palqeu ky djalosh . duhet te punoje shume se i ka mundesit.
mos e prishni edhe kete para kohe si shukri -shalqirin .