Statistikat e Champions, Skënderbeu “tremb” Dinamon

18 Gusht 2015, 11:42Sport TEMA

Skënderbeu është një prej skuadrave më të forta deri në këtë fazë të Champions League. Verdikti vjen nga statistikat, për skuadrat e kualifikuara në fazën play-off. Sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s, të paktën në letër dhe për atë që ka paraqitur në dy ture kualifikuese, Kampionët e Shqipërisë qendrojnë më lart se Dinamo Zagreb.

Në prag të takimit në Elbasan Arena, në krahasimin e statistikave, korçarët janë superiorë. Me 5 gola të shënuar, Hamdi Salihi fiton sfidën në letër me yllin e kroatëve, Marko Pjaca, që numëron 3 rrjeta.

Salihi qëndron përpara Pjaca-s edhe përsa i takon tentativave drejt portës, në kuotën 8 me 7. Orges Shehi me 10 pritje të neutralizuara fiton duelin me portierin Eduardo të Dinamos, që ka 9.

I vetmi barazim, në kuotën 1 me 1 është ai rreth lojtarëve që kanë dhënë asist për gol, në krahasimin ndërmjet Latifit dhe Paulo Machado-s. Skënderbeu është i pozicionuar mirë edhe në seksionin e UEFA-s për statistikat e Champions League. Hamdi Salihi është golashënuesi më i mirë i turneut.

Me 10 gola të realizuar, korçarët janë ekipi që ka shënuar më tepër në kualifikuese, duke lënë pas Maçabi Tel Aviv, Molde, Partizanin e Beogradit dhe Dinamon e Zagrebit.

Skënderbeu e sheh veten në pozicionet e sipërme të renditjes për tentativa drejt portës, me 50 të tilla. Kjo renditje speciale kryesohet nga armenët e Pyunik, të ndjekur nga BATE Borisov e Videoton. Të besuarit e Mirel Josës janë një prej ekipeve më aktive në fazën sulmuese, me 24 goditje këndi të fituara.

Statistikat nuk gënjejnë asnjëherë. Jo rastësisht Skënderbeu sfidon Dinamo Zagreb, një duel i cili pak javë më parë as që mund të imagjinohej./ SS

5 komente në “Statistikat e Champions, Skënderbeu “tremb” Dinamon”

  1. complexicos says:

    AKOMA S’NA KA IK COMPLEXI ME TE HUAJT,ESHTE FARE NORMALE TE KUALIFIKOHET SKENDERBEU

    1. Skenderbeu says:

      Jemi skuader e madhe
      Synojme kalimin e grupit

      1. US says:

        Kalimin e grupit?!?!
        Kjo hyn ne endrrat me te guximshme.

  2. Xhufi Dasmave says:

    deri tani skenderbeu pati fat luajti me skuadra te dobta..Dinamo e Zagrebit e zgerdhi skenderbeun si Brenda dhe jashte..nuk eshte trajner Mirel Josa dhe ska ekip per tu kualifikuar Skenderbeu

  3. Sala ne burg says:

    Ore Xhufi(qe je nga rrethi Korces eshte e sigurte) po nuk i thone xhufi por Xhuvi i dasmave(quhej Xhuvi nje korcar i vjeter qe vinte ne cdo dasme para 30 vjetesh)po do jesh i ri ne Korce.
    Me ke je me ariun apo me Skenderbeun??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje