Edhe në këtë merkato, Paris Saint Germain realizoi goditjen e madhe, me afrimin e Angel Di Maria-s.
Francezët zotërojnë financa për blerje të shtrenjta dhe këtë e kanë konfirmuar afrimet e Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva, David Luiz dhe Edinson Cavani gjatë viteve të fundit.
Klubi i sheikëve nuk ka ndërmend të ndalet.
Përkundrazi, synon të shkojë edhe më tej.
Objektivi është afrimi i lojtarëve më të mirë nga qarkullim, duke nisur nga Lionel Mesi e Cristiano Ronaldo, për të vazhduar me Neymar dhe Sergio Aguero.
Sipas mediave franceze, Paris Seint Germain do të tentojë që gjatë merkatos së vitit 2016 të afrojë në skuadër Ronaldo-n dhe Messi-n.
Për shkak të rregullit të “Fair Playt Financiar”, kjo rrezikon të mbetet vetëm një ëndërr vere.
Për dy lojtarët më të mirë në qarkullim, parizienët do të duhet të shpenzojnë të paktën 300 milionë Euro, shifër që do të shoqërohej me ndëshkime të ashpra nga UEFA.
Një dyshe sulmi ëndrrash, që për momentin mbetet larg realitetit. Messi pritet ta mbyllë karrierën te Barcelona, ndërsa për Ronaldon, hapi i radhës mund të jetë Major League Soçer amerikane.
Megjithatë, në Francë janë të bindur se vitin e ardhshëm, Paris Saint Germain do të tentojë të realizojë të paimagjinueshmen. Nëse kjo nuk ndodh, plani rezervë përbëhet nga dy emra po kaq të spikatur, braziliani Neymar dhe argjentinasi Sergio Aguero.