Ofertë zyrtare e Mançester Junaited, 85 milion euro për Myler

19 Gusht 2015, 11:15Sport TEMA

Shtohet interesimi i Mancester Junaited për Tomas Myler.

E përditshmja gjermane Bild këtë të mërkurë publikoi lajmin e bujshëm se “Djajtë e Kuq” i kanë bërë një ofertë zyrtare prej 85 milionë eurosh, Bajern Mynih për të blerë kartonin e sulmuesit të kombëtares së pancerave.

Luis Van Gal, njeriu që besoi te Myler që kur ishte 19-vjec, dëshiron ta ketë me cdo kusht gjermanin në skuadrën e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve të Junaited të bëjnë gjithcka që është e mundur për ta transferuar 25-vjecarin në “Old Traford”.

Përpara pak javësh kur dolën në skenë zërat e parë të intersimit të Mancester Junaited për Myler, shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl Heinz Rumenige, bëri të ditur se Bajerni nuk do të humbasë në të njëjtin vit dy lojtarë shumë të pëlqyer nga tifozët si Shvainshtaiger dhe Myler, dhe pas largimit të mesfushorit, theksoi se sulmuesi nuk do të largohet nga “Allianz Arena”.

Edhe trajneri Pep Guardiola e do në skuadër 25-vjecarin, pavarësisht ndonjë konflikti që ka patur me të në stërvitje gjatë muajve të fundit.

Por për një ofertë prej 85 milionë eurosh, cdo klub mund të tundohet, përfshirë këtu edhe Bajern Mynih, që financat nuk i kanë munguar asnjëherë.

Dëshira e lojtarit do të jetë përcaktuese pasi nuk duhet harruar as fakti që Myler e ka nisur karrierën pikërisht te Bajerni dhe bavarezët janë klubi i tij i zemrës.

Mbetet për t’u parë nëse Van Gal do të bindë futbollistin të kalojë në Premier League, por për momentin tifozët e Bajernit kanë filluar të dridhen.

1 komente në “Ofertë zyrtare e Mançester Junaited, 85 milion euro për Myler”

  1. OkTaPoDi says:

    85mil euro per kte buburrecin, Jo po ik anej hajde ktej gjithanej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje