Skënderbeu-Dinamo, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

20 Gusht 2015, 12:18Sport TEMA

“Skënderbeu humbet me një gol të Dinamos në sekondat e fundit”. Ky është titulli i përdorur nga UEFA për disfatën 2-1 të korçarëve në ndeshjen e parë play-off të Champions League. Sipas faqes zyrtare të konfederatës europiane, goli i Pivariç në minutën e tretë shtesë kopromenton shpresat e korçarëve që të bëhen skuadra e parë shqiptare në fazën e grupeve të evenimentit më të rëndësishëm kontinental.

“Rezistenca e pashtershme e Skënderbeut të Korçës”, shkruante spanjollia “Marca”. Gazeta madrilene theksonte se “kampionët e Shqipërisë shkruan historinë në Champions” duke u bërë “ekipi i parë që arrin në play-off” dhe se “humbja 2-1 mban të hapura shpresat për sfidën e kthimit në Zagreb”.

Në artikullin e saj, “Marca” i ka dedikuar një artikull të gjatë historisë së klubit bardhekuq, nga emri i heroit që mban, deri te ecuria e viteve të fundit. Artikulli mbyllet me vëzhgimin: “Çfarëdo që të ndodhë në Kroaci, Skënderbeu ka sigurinë e pjesëmarrjes në grupet e Europa League. Një arritje e jashtëzakonshme. Një utopi e shndërruar në realitet.

Sipas iberikes “El Mundo Deportivo”, me fitoren në “Elbasan Arena”, Dinamo Zagreb është skuadra që së bashku me Shakhtar Donetsk shohin fazën e grupeve.

Në të njëjtën linjë edhe mediat kroate. “Me një këmbë në Champions: goli i Pivariç i jep Dinamos fitoren” shkruante “24 sata”. Edhe më konkrete “Sportske Jutarnji”, që përqendrohej te përfitimet financiare. Kjo gazetë përdorte titullin “Milionat e Champions janë edhe më pranë” dhe saktësonte se “bomba e Pivariç i siguroi ekipit nga Zagrebi kthimin e qetë në shtëpi”.

“HRT Sport” nënvijëzonte se “Dinamo festoi fitoren në Shqipëri, pasi ishte ekipi më i mirë në fushë”.

Rezultati është komentuar edhe nga mediat italiane. “Gazzetta Dello Sport” fliste për fitoren e Dinamo Zagreb, ashtu si edhe Valencia, Shakhtar e Celtic. “Ndeshje emocionuese në “Elbasan Arena”, me Skënderbeun që ndëshkohet në fund”, shkruante e përditshmja më e madhe përtej Adriatikut. Edhe sipas emitentit italian të “Eurosport”, “Hirushja Skënderbeu befasohet në sekondat e kohës shtesë”./ SS

5 komente në “Skënderbeu-Dinamo, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare”

  1. albi says:

    Se pari eshte per t’u pergezuar organizimi perfekt i ketij takimi dhe loja Fair Play nga te dyja ekipet, qe tregon nje nivel te larte kulture dhe dashamiresie ndaj sportit si nga lojtaret ne fushe edhe nga tifozet ne shkallet e stadiumit. Vleresimi: 10 me yll.
    Tani vijme tek pjesa e hidhur, pikat e dobeta qe coi ne humbjen e ndeshjes:
    1. Ekipi nuk ishte fizikisht ne nivelin e duhur, sidomos ne pjesen e dyte (shkak lodhja ne ndeshjen per superkupen e Shqiperise).
    2. Dinamo e Zagrebit nuk ishte ne nje nivel qe e mendonim, fitoi se ishte Skenderbeu shume dobet.
    3. Rasti ideal i Salihit, i pavemendshem dhe teper i ngathet.
    4. U luajt vetem nga krahet pa u perqendruar ne qender te sulmit ku mund te merreshin dhe te simuloheshin goditje denimi duke shfrytezuar talentin e Shkembit ne realizimin e golave me goditje te lira.
    Megjithate Skenderbeut i urojne suksese ne fazen e grupeve te Europa League. Patjeter qe ekipi do te beje nje analize te thelle dhe do te nxjerre mesimet e duhura per te qene i suksesshem ne ecurine e tij.

  2. filani says:

    Urime Skenderebeut sido qe te shkojne gjerat.

  3. alma hoxha says:

    Organizim perfekt.urime

  4. petraq says:

    ne ato kushte ne sekondat e fundit duhet te kishin pranuar barazimin dhe te ktheheshin plotesisht ne mbrojtje.gabim i trainerit.por duhet pranuar qe kroatet lozen me mire.

  5. neseba says:

    Më pëlqejnë komentet e mësipërme. Duhet të jemi objektivë dhe ta pranojmë se kaq ishte mundësia, por arritja deri këtu duhet vlerësuar pozitivisht. Skënderbeut i urojmë suksese më të mëdha në të ardhmen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje