Pedro Rodrigez me një këmbë e gjysmë te Çelsi dhe transferimi i tij nën urdhërat e Hoze Murinjos është cështje orës.
Gjatë gjithë verës është folur për transferimin e tij te Mançester Junaited dhe një derbi me Sitin për talentin spanjoll, por nga gjithë kjo situatë ka ditur të përfitojë Çelsin që pa shumë bujë, e madje pothuajse në fshehtësi të plotë gjatë natës ka arritur akordin në parim me Barcelonën.
Çelsi ka vënë në pjatë 28 milionë euro që do të paguhen menjëherë plus 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve të lehta për tu arritur, duke kaluar në këtë mënyrë ofertën e Mancester Junaited që ishte gati të paguante 25 milionë euro plus 5 milionë të tjera nëse arriheshin disa objektiva.
Marca ndërkohë shkruan se Mancester Siti që flitej se kishte hapur një derbi në merkato me Junaited për Pedron, nuk kishte bërë asnjë ofertë konkrete për sulmuesin.
Pedro ndodhet tashmë në Londër për vizitat mjekësore pas të cilave pritet dhe lajmërimi zyrtar nga ana e klubeve.
Barcelona i ka dhënë lejen futbollistit të saj për të udhëtuar drejt kryeqytet anglez cka të lë të kuptosh se operacioni është praktikisht i mbyllur.
Në këtë mënyrë Murinjo është treguar edhe një herë një strateg i vërtetë pasi ka vendosur të veprojë me një strategji të drejtëpëdrejtë dhe pa hezitim, ndryshe nga Mancester Junaited.
Trajneri i Çelsit ka shfrytëzuar për të fituar garën me Junaited edhe Cesk Fabregas, që mendohet se ka folur me Pedron për ta bindur për transferimin, ndërkohë që mediat katalanase raportojnë se ka ndikuar dhe dëshira e sulmuesit dhe familjes së tij për të jetuar në Londër dhe jo në Mancester.
Nuk po arrij qe ta kuptoj Pse Barcelona po i ndjek qe te gjithe te ashtuquajturat “”REZERVA te ARTA “,kur mban lojtare ordinere dhe medioker sikur Vermalen dhe Mathiu apo ku di une tjeter .
Largimi i XAVIT (( i cili nuk mund te luante pertej mundesive te tij fizike “)) e ka lodhur se tepermi INIESTEN te cilit Benzina i mbaron qe ne minuten e 50-te.
Murinjo dhe njehere tregon se eshte gjahtar i lojtareve te ekipeve te tjere .