"Shtetrrethim" në Elbasan, 420 policë sigurojnë ndeshjen Skënderbeu- Dinamo e Zagrebit

19 Gusht 2015, 18:45Sport TEMA
"Shtetrrethim" në Elbasan, 420 policë sigurojnë

Sot, Skënderbeu ka rastin të shkruajë historinë.

Kampionët e Shqipërisë do të presin në “Elbasan Arena” Dinamon e Zagrebit, në një duel 180- minutësh (sot luhet akti i parë, takimi i vajtjes), ku do të synojnë të bëjnë një mrekulli, edhe pse një gjysmë të tillë e kanë bërë tashmë, duke siguruar fazën e grupeve të Ligës së Europës (në rast skualifikimi do të jenë protagonistë në turneun e Kupës së “vogël” të kontinentit).

Në “Elbasan Arena” nuk duhet të lëvizë asgjë e pakontrolluar para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes midis Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit. Për këtë arsye, policia e Elbasanit është mobilizuar në maksimum për mbarëvajtjen e kësaj sfide të vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kampioneve, teksa do të jenë plot 420 efektivë policie të pranishëm në stadium dhe në zonat që të dërgojnë aty.

Kështu, 140 do të jenë punonjës policie nga FNSH-ja, 40 nga sektori i Qarkullimit Rrugor, 140 nga Seksioni i Rendit, 50 nga Seksioni i Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve si edhe 50 policë nga drejtoritë e tjera. Nga sa po shihet, policia e Elbasanit i druhet ndonjë incidenti në këtë sfidë, duke marrë parasysh edhe praninë e tifozëve kroatë ditën e sotme në Elbasan.

Gjithsesi, duke qenë se tanimë është krijuar njëfarë eksperience në mbarëvajtjen e sfidave ndërkombëtare, gjasat janë që të mos ketë asnjë incident. Përveç kësaj do të jenë afro edhe 240 stjuartë të angazhuar nga klubi për të kontrolluar dhe për të ndihmuar në mbarëvajtjen e ndeshjes. Mund të thuhet se për disa orë ditën e sotme Elbasani do të jetë në një shtetrrethim. Ky do të jetë një test edhe për ndeshjen me Serbinë…

Skënderbeu-Dinamo Zagreb, sot Ora 20:45

Formacionet e mundshme:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi; Trajner Mirel Josa

Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Matel, Pivariç, Maçado, Soudani, Simunoviç, Henrikez, Rog, Pjaca; Trajner: Zoran Mamiç

Gjyqtar: Sergei Karasev

6 komente në ““Shtetrrethim” në Elbasan, 420 policë sigurojnë ndeshjen Skënderbeu- Dinamo e Zagrebit”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    po si nuk ju ha mortja mor shtet burdello…po ta dine ata ultrasit e dinamos se rendi do te mbahet nga polic rrugor apo polic te pa specializuar per tu perballur me turma huliganesh do te tallin k.rin me ju…nuk mund ta konceptoj dot qe shteti yne nuk ka nje grup special te nderhyrjes se shpejte

    1. Arber Arjan 100% i paster says:

      FNSH-ja eshte nderhyrja e shpejte pra, a di te lexosh??? Ka 140 forca te FNSH-se aty.

      Le ta provojne kroatet te kruhen po nuk ja thyen kockat FNSH-ja.

  2. Tema says:

    Ish jugosllavia te ne.

  3. Kritiku says:

    Nese shkruani per Skenderbeun, atehere vendosni nje foto te kesaj skuadre dhe jo te skuadres se Kukesit. Keni sy ne balle ju kur i vendosni keto artikuj?

  4. zhaku i pamposhtur says:

    me 140 police(nqs mund te jene vertet te specializuar) atanuk kane asnje shanc te mbajne turmen e huliganeve nen kontroll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje