Modric-Kovacic, këta dy emra do të dëgjohen shpesh kur në fushë të zbresë Reali i Madridit.
Me një dyshe të gjithën kroate në qëndër të mesfushës Los Blancos synojnë suksese të mëdha.
Janë edhe Toni Kroos e Isco, dy lojtarë fantastikë dhe që mund të bëjnë gjithcka me topin.
4 emra të frikshëm për 2 ose 3 vende në formacion, pasi është edhe James Rodriguez, i cili mund të luajë edhe si sulmues krahu, por edhe si mesfushor.
Me blerjen e Mateo Kovacic, Reali blindon një repart që edhe pa 21-vjecarin kroat ishte një nga më të mirët në Europë.
Tashmë topi kalon te Rafa Benitez, i cili do të ketë gjithmonë vështirësinë e zgjedhjes.
Në Madrid kanë filluar të ëndërrojnë se dy kroatë në repartin e ndërmjetëm mund të bëjnë gjëra të mëdha.
Në 2 sezone e gjysmë te Interi, Kovacic tregoi se kualitetet i ka me bollëk dhe përkrah një mësuesi dhe një lideri si shoku i tij në kombëtare Modric, sic e konsideron vetë ai, Mateo mund të bëjë shpërthimin e madh për të bërë të lumtur miliona tifozë të Realit në gjithë botën.
Gjatë prezantimit të tij te Reali i Madridit, Kovacic theksoi se Luka Modric luajti një rol të rëndësishëm që ai të bëhej pjesë e klubit merengues.
Presidenti Perez e cilësoi 21-vjecarin ballkanas një futbollist të shkëlqyer dhe me një të ardhme të madhe përpara, por fjalët që mund t’i kenë pëlqyer më shumë ish- mesfushorit të Interit dhe Dinamos së Zagrebit janë ato të bashkëkombasit të tij.
Kur ka mësuar për interesimin e Los Blancos për Kovacic, Modric u është drejtuar njerëzve që merren me merkaton te Reali me fjalët:
“Merrni Kovacic-in, pasi ai do të jetë Topi i Artë pas 2 vitesh”.
Drejtuesit e klubit madrilen e morën parasysh, këshillën e 29-vjecarit dhe ja ku ndodhemi, talenti 21-vjecar për një shifër më të lartë se 30 milionë euro, u bë pjesë e Realit.
Blerjen e Kovacic nga Interi mediat spanjolle e cilësuan si një tjetër kaprico të 10-herë kampionëve të Europës, por a është me të vërtetë një kaprico e Los Blancos, afrimi i Kovacic?
Kjo mbetet për t’u parë.
E sigurtë është që Reali ka blerë një talent të vërtetë dhe përkrah një mësuesi si Modric, Mateo mund të rezultojë një afrim më shumë sesa i goditur për Los Blancos./ SS
Do mari karrin tim dhe gjithe botes per dy vjet sic e more ti
Edhe Bale qe u ble per 100 milion euro, per 2 vjet do te merrte Karrin e Arte. Perez tall bythen me paret qe u zhvat qytetareve spanjolle, ku ekonomia e ketij vendi eshte ne krize dhe ka per te plasur me keq se me korofillaket greke, qe Europa (Gjermania) u ka ulur breket dhe po u a rras ne b….