Man. United goditje sekrete, tenton Neymar

22 Gusht 2015, 15:15Sport TEMA

Merkatoja e Manchester United nuk ka përfunduar ende dhe Van Gaal po ideon një goditje nga ato që janë të afta të trondisin Europën. Pasi humbën Pedron, i cili u “rrëmbye” me një operacion Blic nga Chelsea, “Djajtë e Kuq” kanë vënë në shënjestër Neymar. Sic raporton tabloidi “The Sun”, që e nxjerr lajmin në faqe të parë, Manchester United ka nisur tashmë operacionin që duhej të mbetej sekret.

Duket një tentativë shumë e vështirë për t’u realizuar, madje e pamundur duke qenë se braziliani ka një klauzolë prej 250 milionë Eurosh në kontratën që e lidh me Barcelonën dhe blaugranat as që e cojnë ndër mend mundësinë për ta lejuar të largohet. Barcelona nuk mund t’i lejojë vetes që të prishë tredhëmbëshin e mrekullive që udhëhoqi skuadrën drejt triumfit të trefishtë sezonin e kaluar në vitin e parë të Luis Enrique në stolin katalanas dhe vec të tjerash pasi shitën Pedron dhe me merkaton të bllokuar deri në Janar, largimi i një lojtari kaq të rëndësishëm do të ishte një vetëvrasje e vërtetë.

Edhe pse në këtë kontekst, Neymar me fanellën e Manchester United është thjesht një utopi, Van Gaal gjithsesi po e provon edhe pse nuk ka vënë asnjë shifër në tavolinë. Padyshim që një operacion i tillë është i destinuar të kalojë kufirin e 100 milionë Eurove dhe madje edhe përballë shumave të tilla Neymar është i destinuar të mbetet vetëm një ëndërr në “Old Trafford”.

 

2 komente në “Man. United goditje sekrete, tenton Neymar”

  1. gencivl says:

    Sekret….lajm gazete,,,hahahahahahahahahahaaaa

  2. ja ky jam un says:

    shshshshsht mos i thoni njeriu se eshte sekret. hahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje