Brazil, gazetarët “kryqëzojnë” Thiago Silvan

22 Gusht 2015, 15:17Sport TEMA

Forma që po kalon Thiago Silva ka krijuar një debat të madh në Brazil ku disa prej analistëve më të mirë të futbollit e konsiderojnë atë si një mbrojtës të vdekur.

Edhe pse vite më parë konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit, 30-vjeçari në mënyrë të pakuptueshme është lënë jashtë listës së Kombëtares për dy miqësoret e radhës kundër Kosta Rikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duhet të ruajmë ekuilibrat mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë dhe këtu nuk po them që Thiago Silva është përgjegjës për situatën e krijuar.

Fitojmë dhe humbasim të gjithë bashkë“, deklaroi Dunga pas eleminimit nga Kupa e Amerikës, duke lënë të kuptohet se kohë të vështira do të vijnë për lojtarin e Paris Saint Germain, i cili nuk gëzon më shkëlqimin e vitit të parë në Paris.

Në krahun tjetër, vendimin e trajnerit të Brazilit e mbron edhe gazeta më e madhe në vend “O Globo”, ku gazetari  Renato Mauricio, sipas të cilit, Thiago Silva ka vdekur si mbrojtës dhe si kapiten i Selecaos.

Kjo u pa qartë në ndeshjen kundër Paraguajit pasi ai nuk ka më ekuilibër psikologjik.

Mendërisht është i rraskapitur“, thekson ndër të tjera gazetari.

Eksperti tjetër Jonatan MacHardy shton se Thiago Silva nuk është në formë për të qenë një lider si tek Paris Saint Germain ashtu edhe tek Brazili.

Parisi duhet t’i besojë një qëndre me peshë dhe një njeriu që të mos lejojë hapësira dhe në këtë aspekt, Thiago Silva dhe David Luiz janë të pabesueshëm.

Ana mendore është shumë e rëndësishme kur luan për këto dy skuadra, prandaj Thiago duhet të flasë në fushën e lojës për të hedhur poshtë kritikat“, shkruan gazetari amerikano-latin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje