Blater të lë pa fjalë: Në futboll nuk ka korrupsion. Unë jam i pastër

24 Gusht 2015, 20:21Sport TEMA

Presidenti në ikje i FIFA-s, Sep Blater, ka thënë për BBC-në se ai është i “pastër”, ndërsa ka shtuar se në futboll nuk ka korrupsion”, në mes të hetimeve penale në FIFA.

Blattr, i cili e ka marrë drejtimin e organit më të lartë të futbollit që prej 1998, mori një mandat të pestë në muajin maji, por më pas dha dorëheqjen.

“Unë zgjodha të marrë këtë vendim sepse doja të mbroja FIFA-n.

Unë mund ta mbrojë veten, jam mjaftueshëm i fuqishëm për ta bërë këtë”, ka thënë Blater.

“Unë e di se çfarë kam bërë dhe në ndërgjegjen time jam i pastër dhe jam një njeri i ndershëm.

Unë nuk jam i shqetësuar”, shprehet zvicerani.

Hetimet për korrupsion në FIFA janë ende duke vazhduar.

Deri tani 14 persona janë të akuzuar për korrupsion për marrje ryshfeti, që vlerësohet në më shumë se 150 milionë dollarë gjatë një periudhe 24-vjeçare.

8 komente në “Blater të lë pa fjalë: Në futboll nuk ka korrupsion. Unë jam i pastër”

  1. riti says:

    ha,ha,ha,ha,ha,ha,ha,po ju per budallenj na merrni ,,,,

  2. . says:

    E vertete, nuk ka korrupsion ka vetem trukime ndeshjesh
    Urdher qendror

  3. . says:

    Juve humbet
    reali barazon
    sevilja dhe valencia nuk shenojne
    etj

  4. stela says:

    Qenka si Armando Duka…..

  5. perkthyesi says:

    Hahahaha! Sigurisht mosha ka bere punen e vet, por kam frike se mendja i punon ende se si te mashtroje dhe te genjeje pa pike turpi, si ky rast. Ka homologe ne Shqiperi sa te duash, se pari politikanucet tane, qe nuk po lene dy gure bashke, mjafton qe te fitojne dhe mbajne pushtetin sa me shume (per te vjedhur dhe kullufitur cdo gje, pasi rasti nje here te vjen ne dere)!

  6. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Balta-Blater ?!! ,thjesht nje Wagabond PLAK ,maskara ,palaco ,hipokrit ,hajdut ,makiavelist ,qe mundohet te Hipnotizoje pjesen me Gjumashe te botes se Futbollit .
    Natyrisht qe trukohen ndeshje ,kjo eshte ABSOLUTE por nuk mund te jem dakord qe REALI Barazoi ,BARCA Fitoi ku u turperua 4-0 nga BILBAO e cila dje ishte Hija e asaj qe luajti kunder BARCES per Superkupe .
    REALI ka ne krye j nje Trajner sa Pordhac po dhe aq Butaforik dhe Artificial ,ku piken me te ERRET ka ate qe nuk di se si te SILLET me Lojtaret duke krijuar nje distance false .
    Ne se edhe ky do te vazhdoje me “Semundjen Foshnjore ” duke e Hiperbolizuar RONALDON dhe duke e vendosur ne qendren e Gravitetit ky do te deshtoje sepse Ronaldo shenimin e golave e ka QELLIM ne Vehtevehte .
    Te tjera Fiasko nuk do te mungojne qe te vijene per REALIN ne te ardhmen ,duke mos harruar ketu dhe ate tjetren qe si RAMOSI si PEPE nuk jane me ata te paret sepse pos qe po u kalon mosha ,ata nuk kane me Motive ,vec atij financiar .
    Edhe BARCA nuk e ka me ate “URINE ” e sezonit te shkuar dhe mbrojtja eshte pertoke sepse ,ne radhe te pare MASKERANO dhe PIQUE jane te papergatitur fizikisht ,kurse STEGENI ,ne ndeshjet e para te Superkupave ne disa raste na u duk amator .
    Largimi i “REZERVAVE te ARTA ” sikurse PEDRO me shoke do te rezultoje fatal per barcen ne pjesen e dyte te Sezonit ,atehere kur fillojne dhe te “KORRAT ” te cilat sipas gjasave nuk do te jene me te begata per BARCEN .
    Nuk shikoj ndonje korelacion ne humbjen e JUVES me UDINEZEN .
    BLATERI ka vjedhur aq shume sa nuk meret me mend derisa ben loje te piste duke na provokuar me deklaratat e tij .

  7. US says:

    Alo; alooooo!!
    Mero, Blater eshte zviceran nga Zvicra!!!! Jo suedez.
    Njeri me te ndershem dhe shpirtmire nuk kam hasur ne jeten time.
    Ai gjithe jeten ka menduar per te vegjelit jashte Evropes, si psh Katari. Imagjinoni pak. Mbas Rusise, do kemi nje boteror ne nje qytet-shtet me siperfaqe sa cereku i Moskes. Mund ta shijojme ne dimer, ku i ftohti atje eshte 40 grade.
    Sa njeri i mire!

  8. jon says:

    O Tema na e bete Blaterin Suedes kur ai eshte safi Zviceran. O gazetar plepist i Temes …..cfare thua??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje