Burkina Faso anulon miqësoren me Kosovën

24 Gusht 2015, 15:49Sport TEMA

Kosova me shume gjasa mund të mos e luajë ndeshjen miqësore të radhës që ishte planifikuar në datën 2 Shtator kundër Kombëtares së Burkina Fasos.

Sipas mediave kosovare, skuadra afrikane ka bërë një hap pas edhe pse ishte fillimisht kjo kombëtare që kërkoi organizimin e një sfide me Kosovën.

Arsyeja e anullimit të sfidës nuk janë bërë ende të ditura dhe ky është një hap pas në përgatitjet për konsolidimin e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki.

Pak ditë më parë, ai publikoi listën e lojtarëve, madje një gjë të tillë e bëri edhe kolegu i tij në Burkina Faso.

“Skuadra e Burkina Fasos do të mblidhet në Paris në 29 gusht, për një faqë përgatitore që do të zgjasë tre ditë dhe katër ditë pas grumbullimit në Paris, përfaqësuesja do të udhëtojë për në Johannesburg të Afrikës së Jugut”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Burkina Fasos.

Ndeshjet miqësore të Kosovës kanë marrë miratimin e FIFA-s që nuk ka vendosur ende për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare në arenën ndërkombëtare për eleminatoret e europianit dhe botërorit.

1 komente në “Burkina Faso anulon miqësoren me Kosovën”

  1. komuna says:

    Boo, sensacion!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje