Rey Manaj në “qiellin e shtatë” për debutimin dhe fitoren

24 Gusht 2015, 15:57Sport TEMA

Minuta e 85-të e sfidës Inter-Atalanta do të mbahet mend gjatë nga Rey Manaj. 18-vjecari shqiptar debutoi me fanellën e një klubi të madh si Interi në një ndeshje të Serisë A dhe në një stadium legjendar si San Siro, dicka që shumë bashkëmoshatarë të tij nuk do ta shikonin as në ëndërr.

Falë punës dhe përkushtimit por edhe talentit të madh që zotëron djaloshi i lindur në Lushnje ka fituar besimin e trajnerit të skuadrës zikaltër Roberto Mancini dhe minutat e luajtuara ndaj Atalantës mund të jenë vetëm fillimi i një karriere të gjatë dhe të sukseshme për Rey Manajn. 18-vjecari i intervistuar nga mediat italiane u shpreh shumë i lumtur për debutimin e tij me Interin:

“Debutimi im në San Siro ishte një emocion i papërshkrueshëm. Jam i lumtur për fitoren dhe akoma më shumë për shokun tim Stevan Jovetic që edhe pse ka vetëm pak kohë në ekip po tregon sesa vlen”.

Por deri ku mund të shkojë ky Inter sipas Rey Manajt?

“Ndaj Atalantës treguam shumë gjëra pozitive, gjithsesi kemi ende për t’u përmirsuar por nuk duhet të harrojmë edhe faktin që jemi vetëm në fillim të sezonit. Të shohim se cfarë do të ndodhë gjatë kampionatit por sipas mendimit tim kjo skuadër do të shkojë shumë larg”.

Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë i ka të qartë objektivat e tij në këtë sezon me Interin:

“Shpresoj të vijë goli im i parë me fanellën e Interit, por edhe të fitoj trofe. A shpresoj që Mancini të më hedhë në fushë rregullisht? Patjetër që po, por është e kotë që dicka të tillë ta them unë, pasi nuk jam unë trajneri. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj fort në fushë dhe më pas të shohim se cfarë do të ndodhë”.

3 komente në “Rey Manaj në “qiellin e shtatë” për debutimin dhe fitoren”

  1. Gjakovari says:

    Kujdes quno, mos luaj ashpër në mes të fushës. Të marrësh karton për një ndërhyrje të panevojshme në minutën e 93-të nuk të bën nder as Ty e as ne që i kemi sytë dhe mendjen tek Ti. Shpresojmë tek talenti yt për ditë më të mira. Paq fat dhe suksese!

  2. albti says:

    Tamam shqipe dhe do te kete sukses jo si Shaqiri qe ngroh stolin kudo qe te shkoje.

  3. fshatari says:

    Ri-rri kjo Lushnja dhe fap ja ben e nxjer ndonje gje te mire nje here ne 50 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje