Ju bën më shumë për të qeshur foto apo titulli “Mad in Chelsea”?
Pa dyshim që ja vlen t’i shijosh të dyja ndërsa shfleton faqet e gazetës “The Sun” që ka për shënjestër Jose Mourinho për të shfaqjen e radhës prej tij.
Kjo në saje të ndeshjes së luajtur në fushën e West Bromvich Albion, dhe të fituar nga Chelsea 3-2.
Ndeshje që Chelsea e ka përfunduar me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit me të kuq të John Terry në minutën e 54-t.
Nëse shtatë ditë më parë ai do të ulërinte me fjalor vulgar përballë doktoreshës Eva Carniero, të shtunën, ai zgjodhi mikrofonin e fushës ku ka kënduar në gjuhën portugeze menjëherë pas fërshëllimës finale të gjyqtarit, Mark Clattenburg, shkruan Telegraf.
Gazetarëve u tha në sallën e konferencave se “po këndonte” para mikrofonit.
Pyetjes se si e kishte pritur përjashtimin e kapitenit, John Terryt ai iu përgjigj sërish me nota muzikore. “Kemi muzikë të mirë në dhomat e zhveshjes dhe ai po kërcen” duke shtuar “e di që shumë nga ju prisnin një tjetër rezultat që të kënaqeshin duke na parë të humbim sërish.”
Gabel hesapi!
kurse ju jeni bajga e kontinentit
Me vjen mire qe Murinjo eshte shnderruar dhe do uroja qe te mbante kete temperament ketej e tuitje
e kam vene re se qe kur ka shkuar te Celsi eshte permiresuar ndjeshem psikologjikisht dhe eshte me i qete, nuk fyen shume rendshem si me pare, pranon ndonjehere edhe humbjen edhe gabimet dhe ndonjehere ben humor kur tensioni eshte i larte si puna e ketij rastit kur ka kenduar dhe nuk eshte shaka qe te kete kenduar vertete pavaresisht se askush nuk e degjoi
Pikerisht kur luajti 35 minuta me nje lojtar me pak
Pwer mua deri tani celsi po ben loje fantastike spektakel te tre ndeshjet me gola dhe ritem, pa loje te merzitshme
Po ndryshoj mendim per momentin per MOU pasi shpresoj qe te mbaje kete ritem sportiv
Nuk eshte zgjidhje te fyesh e sulmosh cdokend e te prodhosh lajme
Media tani e sulmon sepse ai nuk prodhon lajme me me to, por ato prodhojne lajme me te si ky rasti Mad at Chelsea
hahahah
si eshte bota portokall
Do me pelqente ta shihja nje here trajner te Barcelona me Messin ne skuader, cfare mund te bente ky njeri….
Po bej nje parashikim se vitin tjeter Murinjo merr Barcelonen, kurre mos thuaj kurre….
mout i shkojnete gjitha, eshte i vecante dhe mbi te gjitha eshte jo servil,por punetor.