Arturo Vidal: Merkato e “çmendur”, çmimet e lojtarëve anormale

26 Gusht 2015, 12:04Sport TEMA

40 milionë euro.

Kjo është shumë që Bajern Mynih derdhi në llogarinë e Juventusit për ta transferuar në “Allianz Arena” mesfushorin kampion të Amerikës së Jugut, Arturo Vidal.

Kiliani e pranon se merkatoja ka filluar të lëvizë në mënyrë të çmendur, me shuma marramendëse dhe kostot që shpenzohen për kartonët, i vendosin nën presion vetë lojtarët që shuma të tilla mund t’i justifikojnë vetëm nëse shënojnë diaa gola në çdo ndeshje:

“Rregullat financiare të transferimeve në ditët e sotme nuk janë normale.

Një lojtar duhet të shënojë 3 ose 4 gola në çdo ndeshje për të justifikuar shumën me të cilën është blerë.

Në këndvështrimin tim lojtarët duhet të kushtojnë më pak”.

Të shtunën 28-vjeçari do të sfidojë ish skuadrën e tij, Bajer Leverkusen.

Ndaj “Aspirinave” ai shpreh vetëm mirënjohje pasi ishte ajo skuadra që e ndihmoi të bënte hapin cilësor duke e blerë disa vite më parë nga Colo Colo:

“Do të jetë një sfidë e veçantë për mua sepse Leverkuseni më dha mundësinë e artë për të luajtur në Europë.

Gjithsesi, unë shpresoj që të ndihmoj Bajernin e Mynihut të shpallet kampion gjatë këtij sezoni”.

Me kampionët e Gjermanisë, Vidal numëron 2 ndeshje zyrtare si titullar në kampionat, atë ndaj Hamburgut në sfidën hapëse dhe në transfertën e Hoffenhaim, ku skuadra e Guardiolës vuajti gjatë 90 minutave për të siguruar fitoren e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje