KF Tirana denoncon publikisht një mashtrim që ka cënuar klubin bardheblu.
Në mënyrë abuzive, kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” katër shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe pesë ditë më parë një shtetas nga Brazili, të cilët pretendojnë se janë ftuar nga KF Tirana për t’u bërë pjesë e skuadrës së futbollit.
Në të dy rastet, të pestë shtetasit kanë patur në dorë ftesa me logon e KF Tiranës dhe bashkë me to shkresa të falsifikuara për të kaluar kufirin shqiptar. E gjitha një farsë e shëmtuar.
Kater shtetasit nga Bregu i Fildishtë janë ndalur në kufi nga Forcat e Rendit, që duke parë shkresat që dispononin, kanë njoftuar presidentin Refik Halili për t’i kërkuar të paraqitet në stacionin policor të aeroportit “Nënë Tereza”.
Presidentit i është kërkuar informacion për këto raste, për të cilat KF Tirana nuk ka asnjë lidhje.
Pasi është sqaruar dhe hedhur dritë mbi këtë mashtrim, KF Tirana ka vendosur të bëjë fillimisht një denoncim publik, për të vijuar me një denoncim pranë Drejtorisë së Policisë për personat përgjegjës, që në mënyrë abuzive kanë përdorur emrin e KF Tiranës.
“Në të shkuarën, në mënyra të ngjashme është abuzuar me emrin e klubit, me dokumenta të falsifikuara, që do të ndiqen në rrugë ligjore për të vërtetuar çfare ka ndodhur.
Brenda ditës së sotme, KF Tirana do të zbulojë emrat e personave përgjegjës dhe do të vërë në dispozicion të mediave gjithçka nevojitet për të demaskuar këtë mashtrim.
Nëse do të kishte ftesë nga klubi i Tiranës, do të bëhej publike dhe drejtuesit do të ishin transparent, duke u paraqitur vetë për të marrë futbollistin”, thuhet në një deklartë të KF Tiranës.
Personi qe ben keso mashtrimesh eshte “Profesor”Meti ( Met Gjergji) nga Durresi qe jeton ne ato vende Afrikane si shetites per te gjete njerez per perfitime parash, ky eshte nje mashtrus e fallsifikator i regjur, sigurisht ka dhe lidhje ne Tirane. Per te munde te gjeni edhe ne internet te dhena te sakta per keso punesh.