Trajneri i Milan, Sinisia Mihajlovic, u tregua shumë i qartë: “Mario, duhet t’i bëjë gjërat ashtu si duhet, të ecë drejt!” Akoma më i qartë ka qenë Adriano Galliani, që ka kërkuar nga futbollisti një vit me rregulla ushtrie. Administratori i deleguar i kuqezinjve ka përfshirë në kontratën e Mario Balotelli një kod etike të veçantë. Për këtë Galliani ka marrë frymëzim nga aeronautike ushtarake.
Mario Balotelli duhet t’i ndjekë këto norma ushtrie që i ka vënë Milan, për të shmangur gjobat në kontratë. Do të jetë një mundësi që ka sulmuesi për të treguar me fakte dhe jo me fjalë se ka ndryshuar me të vërtetë. Por çfarë ka brenda këtij kodi special sjelljeje? Ka pak nga të gjitha, por tre janë pikat kryesore: sjelljet sociale, kujdesi për imazhin dhe shëndeti.
Rregulli kryesor: Balotelli nuk mund të cënojë imazhin e klubit. Do të ndiqet hap pas hapi në gjithçka dhe në jetën e tij në rrjetet sociale. Pra duhet të jetë shumë i kujdesshëm për ato që thotë në “Twitter” e “Facebook” apo që poston në “Instagram”. I është ndalur rreptësisht të shpërndajë lajme që kanë të bëjmë me AC Milan dhe që mund të prishin imazhin e klubit.
Një kapitull shumë “i ndjeshëm” në kodin e etikës i është kushtuar kujdesit që futbollisti duhet të ketë ndaj vetes. Nuk lejohen më preje flokësh ekstravagante, duhet të ulë kreshtën dhe të veshë rroba që i shkoi përshtat stilit të Milanit. Pastaj, Balotelli e ka të ndalur të pijë cigare, të konsumojë alkool apo të shkojë në klube e natës. Pra duhet të ndjekë një jetë të rregullt, si sportist./Telesport
Në kohën e diktaturës duhej bërë një harixhi komunist që partia të kontrollonte harixhinjtë. E thirrën Xhemal harixhiun dhe i thanë së do të bëhej komunist. -Çdo me thënë?-pyeti Xhemali instruktorin e partisë. -Po ja do jesh si komandant i harixhinjëve dhe do të japim edhe revole. -Dakord- tha Xhemali. -Mirë po ka edhe ca kushte- ia kthen instruktori. Ja ato mustaqet do t’i presësh. Rakinë do e pish vetëm për ditëlindjen e komandantit, do zgjedhësh harixheshkën më të bukur nga një duzinë me nuse që ke dhe ta mbash për grua, nuk do shkosh nga pazari i gomerëve, nuk do t’i bish tërë ditën zurrnasë, et. etj. sepse je komunist dhe komunisti është figurë. _-Në regull, i lashë të gjitha- u përgjigj Xhemali. -Tani je gati të japësh jetën për partinë? – e pyeti instruktori.
-Jetën? Po unë e dhashë jetën për partinë. Mustaqet, rakia, muzika, pazari, gratë janë jeta e harixhiut. Enëse Baloteli respekton ato çka i kërkon Galiani atëherë Balotoli pushon së qëni Baloteli. Ai mund të thirret edhe Montolivio.
fiks fare
bishti qenit, bisht qeni ngelet..
Balotelli te gjitha ketyre pikave dhe te gjithe atyre qe kontrollojne cdo frase cdo veprim te tijin duhet ti japi vetem nje pergjigje ashtu sic din ai VAFFANCULOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
shkoni në shkollë mësoni italisht more derra.
“Kreshta” ??? Ca dmth ??? :O