Është Igli Tare “bomberi” i vërtetë i Lacios.
E përditshmja italiane “Libero” i kushton një artikull të gjatë ish- sulmuesit të Kombëtares shqiptare, sot drejtor sportiv i Lacios, ku evidenton vlerat e tij.
Gazeta i jep meritën kryesore të ndërtimit të një skuadre të suksesshme dhe perfekte në raportin cilësi-cmim te Lacio.
“Libero” kujton se 7 vjet më parë drejtori sportiv i Lacios ishte Sabatini, që sot konsiderohet një “guru” i merkatos.
Por, kur presidenti Lotito zgjodhi që t’i jepte këtë rol Tares, që ishte në vitin e fundit të kontratës si futbollist, sulmuesi shqiptar, të cilit karakteri dhe personaliteti nuk i kanë munguar kurrë, nuk u tremb nga trëshëgimia e rëndë, por u diplomua me rezultate të shkëlqyera dhe fillo punën.
Duke nisur nga ai që “Libero” e quan “molla e kalbur” Zarate, e deri tek goditjet Hernanes, Kandereva e Marketi, Tare vuri në dispozicion të klubit aftësitë e tij si poliglot, (flet 6 gjuhë të ndryshme) si dhe kontaktet personale.
Jjo rastësisht Klose, ish- shok skuadre i shqiptarit te Kaizerlslautern, zgjodhi bardhekaltërit.
Gjithsesi, “Libero” nënvizon se goditjet prej gjeniu, Tare i ka realizuar në vitin e fundit kalendarik.
Askush nuk harron blerjet e dy verave më parë, Biglia e Anderson, që në total kushtuan 16 mln euro, por përforcimet e tjera, De Vriij 6.5 mln, Parolo 4.5 mln, Basta 5 mln e Djordevic i marrë me parametra zero, ndërtuan boshtin kurrizor të skuadrës së Piolit.
Këtë verë te Lacio mori Milinkovic-Savic dhe Kishna, që Tare e mori për vetëm 4 mln euro.
Me një strateg si Tare, Lacio ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro në dy merkatot e fundit verore, kundrejt 140 mln të shpenzuara nga Roma, 160 milionëve të Juves apo 110 të Milanit.
Por, nuk mbaron këtu, pasi forca e Lacios janë të rinjtë dhe jo rastësisht skuadra bardhekaltër ka skuadrën më të re në krahasim me rivalët e Serinë A për mesataren e moshës, si dhe një ekip 21-vjecarësh që prej tre vitesh kryeson në këtë kategori në futbollin italian.
“Libero” nuk harron të theksojë se edhe portieri Etrit Berisha është një zbulim i Tares.
“Libero” e cilëson Taren një magjistar të merkatos, që mund të rezervojë edhe një surprizë të fundit në këtë merkato vere.
Keqardhja e vetme mund të cilësohet elemini nga Champions League, por kur vjen fjala për fushën e lojës, Tare nuk mund të bëjë asgjë, pasi ai tashmë është tërhequr./ SS
Kombetarja shqiptare e,pensionoi,para kohe si futbollist,duhet te rikthehet fuqishem si Gjergj Kastrioti.
Do ket peshime zgjidhëse
Krenari kombetare eshte.
Kam respekt. I ka ngjare te atit, esatit.
Luaja me te rinjte kur esati hidhte diskun
Do ishte fantastike ta kishim ne krye te FSHF-se, per fat te keq e shoh thuajse te pamundur.
E ke gabim!
Prapa kesaj kombetareje eshte dora e Tares. Te jesh i sigurte!
Gjerat e mira behen pa zhurme dhe pa dale ne televizor.
Ky njeri na nderon. Ka nje mencuri brilante ne fushen e vet. Boll ua lam Italianeve. Ai duhet te behet pjese e Shqiperise se futbollit. Boll me njerez qe drejtojne futbollin, qe dine nje gjuhe dhe s’ kane gjuatur nje top me kembe, e bejne asamble neper skuta per tu zgjedhur…
E di si po komentoni ju, a thu se Tare mori ndonje ekip nga kategoria e 3 dhe e solli ketu. Lazio ka vite qe hyn te ekipet e mira italiane po me Tare bixhozxhiun ne krye vetem shet ndeshje dhe nuk vlen asnje lek. Para 3 vjetesh ishte duke rene nga kategoria, vjet nga mesi e sivjet ne vend te 3 ku e perdhunoi Bayern Leverkusen nga playoff i Champions. E ca lesh arritjesh ka kur nuk ka kapur kurre Europen me Taren.