Ka shumë pasion te Partizani, pasion në tribuna ku tifozët janë të uritur më shumë se kurrë për fitore dhe për një titull që e presin prej vitesh dhe që shpresojnë t’ua sjellë sërish Starova, trajneri i fundit që fitonte kampionatin me te kuqtë në 1993.
Ka shumë nxitim për të fituar edhe në fushë dhe pas fitores së parë të arritur ndaj Flamurtarit, trajneri evidenton nxitimin e lojtarëve si një ndër aspektet që penalizojnë lojën:
“Pikët janë shumë të rëndësishme për të fituar qetësinë dhe për të eliminuar të metat. Nëse e krahasojmë me ndeshjen me Lacin skuadra duhej të ulte tensionin, por lojtarët janë ende shumë të eksituar dhe duan me cdo kusht fitoren ndaj bëjmë dhe gabime pasi truri është i freskët”.
Ndoshta nuk shkon dhe aq shumë ta fillosh me anët negative pas një fitoreje të shumëpritur, por Starova nuk vonon të evidentojë dhe aspektin pozitiv:
“Ana pozitive është që skuadra luan mirë futboll, ka dëshirë për të fituar dhe këto pikë sot na japin më shumë qetësi dhe mundësi për të rregulluar skuadrën dhe eliminuar gabimet”.
Starova e pranon se Partizani nuk është ende në nivelin optimal pasi dicka të tillë e pret në fund të Shtatorit, ndërsa evidenton se me kalimin e kohës do të ketë në 100% edhe lojtarë të rëndësishëm si Sukaj për të cilin rrëfeu se ka shkuar te Partizani pas një dëmtimi që rrezikonte t’i mbyllte karrierën./ SS
do te zere haku i shpetim duros.
ai e ngriti partizanin,dhe do ta kerkoni.
penalltia qe u dha, nuk ishte.ajo te beri gjel,ju pash sa i eksituar ishit ju.