Europa League, Skënderbeu në grup me Sportingun dhe Beshiktash. Por frika është mos trukojë prapë ndeshje

28 Gusht 2015, 14:08Sport TEMA

Skënderbeu ka mësuar këtë të premte edhe rivalët e tij në fazën e grupeve të Europa League, në këtë hap të jashtëzakonshëm dhe rekord deri më sot në futbollin shqiptar.

Në shortin e hedhur mesditën e së premtes, në Monako, fati dhe goglat e kanë vendosur ekipin korçar, 5 herë kampion të Shqipërisë, në grupin H, së bashku me portugezët e Sportingut të Lisbonës, me turqit e Beshiktashit, si dhe rusët e Lokomotivës së Moskës.

Ndeshjet për javën e parë të fazës së grupeve do të zhvillohen më 17 shtator, ndërsa nga java e dytë e deri në të gjashtën, takimet do të luhen respektivisht më 1 dhe 22 tetor, 5 dhe 26 nëntor dhe 10 dhjetor.

Skënderbeu siguroi pjesëmarrjen në grupet e Europa League pas eliminimit nga faza e “play-off”-eve të Champions League, ku u mposht në të dyja takimet me kroatët e Dinamos së Zagrebit, 2-1 në Elbasan Arena dhe 4-1 në Zagreb.

Por, frika e UEFA-s është se mos Skënderbeu trukon ndeshje, ashtu siç dyshohet se ka ndodhur në dy ndeshjet e Champions League.

13 komente në “Europa League, Skënderbeu në grup me Sportingun dhe Beshiktash. Por frika është mos trukojë prapë ndeshje”

  1. Pelasgian says:

    Qe kto gjera mos te ndodhin duhet nje ndeshkim i forte . Skualifikim nga cdo kompeticion dhe gjoba te majme gjithashtu edhe tifozet te bojkotojne skuadren!

  2. Tema says:

    Mir do kishte të mos detektoheshin trukime

  3. Maqo says:

    Un jam nga qyteti i korces por me mire te skualifikohet e te ndeshkohet nqs vertetohet qe jan bere trukime sesa te vazhdoje duke i dhene hapsira qelbanikeve te pregatitin trukimin e rradhes.

    1. Al says:

      O Maqo vera po sje nga korca ti se po te ishe nuk do flisje kshu o palace,

  4. Asnjeanesi says:

    Oh , çfare koençidence ! Skenderbeu kunder turqve …..Qe te mos ja prishim qefin byrazereve tane te dashur (desha te them , te mallkuar) , diten e ndeshjes ne Turqi , le t’ja ndrojne emrin skuadres , vetem per nje dite ….Le ta quajne Byhykbazarspor , sigurisht , po te jene dakord korçaret , se ata jane shumica ortodokse dhe turkun, nuk para e honepsin shume .

  5. Bled says:

    Gazetare te dashur, edhe sikur Skenderbeu te fitoje Europa League jo do te vazhdoni te villni vrer. Ne Tema nuk gjen asnje shkrim te mire per skuadren qe beri krenare shqiptaret ne Tirane, Shkup e Prishtine. Ju keni hallin e Meros qe se ka mire me Gimen e RB etj etj. Ah Shqiperi, Ah

  6. enter''" says:

    UEFA duhet te ndakoje pjesmarrjen e ekipeve shqiptare ne kompeticionet europiane, eleminatore, per 100 vjet.

    Me shpresen se pas 100 viteve shqiptari do behet I civilizuar

  7. Elton says:

    Ti shif ekipet greke qe denohen per vit nga uefa. Shqiptareve i Ruan tocin Ti dhe uefa bashke

  8. jam says:

    O tema (qellimisht me shkronje te vogel) po e neverisni fare gazetarine. Skenderbeu me S.e Lisbones mund te humbe kollaj dhe 15 me zero jo se do ta shese ndeshjen por se eshte jashtezakonisht shume me i dobet se Sportingu,po ashtu dhe me beshiktashin apo me L.Moska.
    Mjaft me idiotlleqe si te artikulli i meparshem ku shpreheni se kishte shume flukse bastesh se Crusardes do shenonte dy gola,NUK KA BASTE SE DO SHENOJE DHE DY GOLA TE TJERE APO JO,BASTET JANE KUSH SHENON GOLIN E RADHES,vetem idiotet keqdashes shkruajn budallalleqe te tilla dhe me pas i bien po te njejtit fyell dhe te tjeret.

    1. O.O says:

      Quhet lart me gola dhe shenohet +1.5 qe do te thote shenohet me shume se nje gol, gjithashtu ne ate moment mund te luash edhe 1 ose x kur ndeshja eshte 2 qe do kete qene dhe goxha koeficient e sa te tjera spo me vijne, mos ju fut fare asaj rruge se kur po shesin ekipe te medha skenderbeu jone seshte asgje…

  9. Vizioner says:

    Urime Skenderbeut(edhe pse jo tifoz i tije), dhe Futbollit shqiptar.

    Nuk kuptoj Median shqiptare, nuk kuptoj Gazeten Tema qe, Skenderbeu, si ekipi i PARE NE HISTORINE E FUTBOLLIT SHQIPTAR, arriti te kualifikohet ne nje gare sportive si Kupa e UEFA`s-ndeshjet e te ciles ne vite i kemi ndjekur duke tifozuar per Ekipe te shteteve te tjera, duke enderruar qe nje Ekip shqiptar te merrte gjithashtu pjese dhe, cfare ben Media shqiptare; Hedh llum mbi kete Skuader, mbi Sportin shqiptare???!!!

    Perse jeni kaq naive,kaq shpirterisht te ndyre?!

    Perse nuk shkruani per vlerat,por per thashatheme?

    Edhe sikur te kete ndodhur ajo qe shkruani Ju, Ju nuk duhet ta beni kaq te madhe. Leni organet perkatese te merren me ate ceshtje.

    Ju, si Shqiptare, si atdhetare, si sportdashes shkruani rreth Ekipit te Korces. Rreth arritjres ne Futboll. Rreth futjes se nje Ekipi shqiptar ne grupin e me te mireve ne Europe.

    Kjo nuk eshte menyra-rruga e drejte, zoterinj Gazetare.

    Ju nuk e kuptoni se, jeni po Ju(krahas Politikaneve), me menyren e ndyre te te informuarit, po shkaterroni imazhin e vendit tuaj.

    Cdo Shtet mundehet ta ngreje imazhin e tije ne Arenen Boterore, kurse Ju, beni te kunderten!

    Eshte per te ardhur keq kur lexojme “xhevahiret” e juaja!

    Po tani.mbas Skenderbeut,mos e ka rradhen Ekipi Kombetar, per ta perbaltur?

    Edhe ATE (do) e perbaltni me thashatheme. Aq “Atdhetare” jeni.

  10. shkodrani says:

    As mund te imagjinosh nji te huj me sha ekipin e vet ne arenen nderkombetare.
    Vec do shqiptare qi thojn; Le te ngelet nana pa burre, pa le te ngelem une jetim.
    Vec me sha, vec me fantazu, ani se ene mujt mos me kene e vertete.
    Plehna qi doni me u ba eksperte me zori, kur bani punen e hasmit.

  11. Bora says:

    Kush e shpiku trukimin?! dhe pse dyshohet vetem Skenderbeu. A thua se skenderbeu e beri ose jo trukimin pa dijenine e ekipit tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje