Mbeten vetëm pak ditë nga fundi i Gushtit, por merkato mund të rezervojë një tjetër lëvizje sensacionale për tifozët shqiptarë. Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është në diskutim me klubin francez të Nantes.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditëshmja prestigjioze “L’Equipe”, që shkruan se Cana, që u largua nga Marseille në vitin 2009, mund të rikthehet sërish në Ligue 1.
“L’Equipe” konfirmon se Cana është në diskutime me klubin e Nantes për të arritur në një marrëveshje, pasi edhe pse ka edhe një vit kontratë me Lazion, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pioli.
Për Nantes që është në kërkim të një qendërmbrojtësi angazhimi i kapitenit të Kombëtares Shqiptare do të ishte një goditje e madhe, gjithmonë duke ju referuar “L’Equipe” që shton se me këtë cështje po merret personalisht presidenti i klubit francez, Waldemar Kita.
Te Nantes, Cana do të gjente edhe futbollistin tjetër të kombëtares kuqezi Ermir Lenjanin që u transferua aty nga Rennes në huazim vetëm pak ditë më parë e madje debutoi me gol në përballjen me skuadrën e Reims.
Shpresojme te shkoje aty dhe mos vije me as ne kombetare,se eshte nje gerdup i marum,me mire te luj Mavraj me noi tjeter
po hik mor skerdhat e ruj dhit se sesht futbolli per ty.
esht nje nga mbrojtesit me te mire akoma.
A e pe cfare gafash bon mbrojtesit me te mire te lazio (sipas mediave ita)ne neshjen me leverkuzenin.
cana eshte mbrojtesi me i mire i lazios dhe i shqiperise ;;;;; me eksperiencen qe ka na mban gjalle dhe na jep shpresa ;; lorin e don Europa se e din cfare futbollisti eshte ;;;por disa gjeloza te mos flasin kot ;;;;; hajde lori ;;tu est super star ;;;; merci ;;;
Legjenda shqiptare respekt
Allez Lorik Cana! Le Grand Capitaine! Pour Toujours!
Vertet qe ndeshja lazio me leverkusen mbrojtja lazios isht zero pa canen. Mund te mos jet mbrojtsi me i mir ne bot po per shqiprin esht i mire. Ne te ardhmen ajeti do i zej vendin. Mavraj esht akoma shum i mir dhe me i mir se canaj biles