Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, grupe ferri për Romën dhe Juventusin

27 Gusht 2015, 18:29Sport TEMA
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, grupe ferri për

Është hedhur sot në orën 18:00 në Monako shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat ishin ndarë në 4 vazo ku në vazon e parë ishin kampionët e çdo vendi sipas pikëve që kishin në Europë.

Ashtu siç ishte edhe parashikuar shorti vuri përballë disa skuadra shumë të forta.

Spikasin përballje si PSG-Real Madrid, Barcelona-Leverkusen-Roma, Sevilja- Juventus-Mançester Siti etj.

Shorti shmangu përballjet mes skuadrave të të njëjtit shtet, ku më e rrezikuara ishte Spanja e cila për herë të parë përfaqësohet me pesë skuadra në fazën e grupeve.

Dy grupe ferri për skuadrat italiane.

Roma do të përballet me gjigandët e Barcelonës dhe Leverkusen që sapo eleminoi kushërinjtë e Lacios.

Edhe Juventusi do të ketë sfida mjaft të forta me kampionët e Europa Ligë të Seviljas dhe gjigandët e Mançester Sitit, pa harruar edhe Borusia Mynshengladbah.

 

3 komente në “Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, grupe ferri për Romën dhe Juventusin”

  1. Tema says:

    Ka përplasje të ndryshme me kontrata determinuese

  2. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Bo booo cdo heq olimpiakosi

    1. ^ says:

      Keta me trukime e me mashtrimet e pacipta vertet qe rrezikojne seriozisht te shkojne ne ferr pas varrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje