Përballja me të kaluarën komuniste shërben për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë

1 Shtator 2015, 17:46Dossier TEMA
Përballja me të kaluarën komuniste shërben për të

 

Robert Wilton*

Kampet, si ky i Tepelenës, janë një dëshmi e të vërtetave të dhimbshme nga e kaluara komuniste e Shqipërisë: shpërngulje, internime, punë e detyruar, tortura dhe vrasje të njerëzve të panumërt. Sot, jemi këtu për të kujtuar vuajtjet e personave që, me përdhunë, u sollën këtu.

Po ashtu, kemi detyrimin të kujtojmë edhe rreth 6 000 njerëz të varrosur në varre pa emër, në mbarë Shqipërinë, gjatë periudhës komuniste. Është e rëndësishme që të gjenden këta persona të zhdukur dhe të përpiqemi të zbulojmë të vërtetën e plotë, si për hir të familjarëve të tyre, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi.

Shqiptarët, por sidomos familjet e të vrarëve apo të të zhdukurve, kanë të drejtën të dinë se çfarë ndodhi. Shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të perceptojë qartë përmasat e dhunës të regjimit të atëhershëm. Kurdo që është e mundur, familjarëve u duhet treguar e gjithë e vërteta, që të mbajnë zi, të nderojnë dhe të përkujtojnë të dashurit e tyre në paqe. Edhe qytetarëve u duhet krijuar bindja se autoritetet po punojnë aktivisht për të hedhur dritë mbi ato dhunime dhe për të mos lejuar përsëritjen e tyre.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur, që ka bërë punë të shkëlqyer në gjetjen dhe identifikimin e të humburve në Bosnjë dhe jo vetëm, vendosi kontaktet e para me autoritetet shqiptare në vitin 2010, që u pasuan me një vizitë monitorimi një vit më pas. Ne nxitim fuqimisht autoritetet shqiptare që të punojnë me këtë organizatë për çështjen e personave të zhdukur. Po aq i rëndësishëm është dëgjimi dhe bashkëpunimi me familjarët e tyre, si edhe ndërgjegjësimi i publikut rreth këtij procesi.

Çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet me ndjeshmëri dhe përkushtim, si pjesë e një procesi më të gjerë për trajtimin e trashëgimisë që la regjimi komunist. Përshëndesim nismat për të shndërruar disa objekte të komunizmit në objekte përkujtimore, si “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë apo Burgu i Spaçit. Prezenca e OSBE-së po jep këshillim dhe ekspertizë për nismat që nxisin hapjen e drejtë dhe transparente të dosjeve të ish-Sigurimit, si edhe po mbështet dëmshpërblimin e drejtë të të përndjekurve të regjimit.

Prania jonë në këtë ditë në Tepelenë, na kujton se duhet të bëjmë më shumë për t’u përballuar me të kaluarën komuniste. Për këtë arsye, Prezenca e OSBE-së – me mbështetjen e qeverisë gjermane – ka shpallur nismën për të promovuar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës se si të trajtohet e kaluara e Shqipërisë. Pikërisht për këtë temë, javën e ardhshme, do të organizojmë një veprimtari publike, së bashku me Avokatin e Popullit. Ne nxitim si institucionet shtetërore, ashtu edhe qytetarët, të ndërmarrin rol aktiv në trajtimin e së kaluarës.

Përballja me të kaluarën komuniste shërben për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo është një çështje sa shoqërore, aq edhe thellësisht personale, jo vetëm për të mbijetuarit e kampeve si ky i Tepelenës dhe për familjarët e të zhdukurve, por për të gjithë shqiptarët.

Pres me padurim diskutimet që do të zhvillojmë sot mbi mënyrat më të mira për ta çuar përpara këtë proces thelbësor.

 

*Zevendes ambasador i OSBE, Tirane

19 komente në “Përballja me të kaluarën komuniste shërben për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë”

  1. V says:

    nga I gjen keto Robert Willtonet e OSBE o zoti MERO.

    Sa here humbet pushtetin Berishi dhe duan ta rivendosin..happen kartat e luftes kunder komunizmit.

    o Robert…mos e tallni ate popull kaq mizorisht…

    eshte koha te denojme krimet e Berishizmit dhe te disa dipllomateve te paguar si puna juaj.

    eshte kriminale te pohosh se jane 6000 veta ne varre pa emer…nqs je ke filluar nga koha e Skenderbeut…mund te kesh te drejte…

    A KA NDONJE BIR KURVE QE DO TA NDEROJ SI HERO NQS TE GJEJE KETE LISTE TE CERTIFIKUAR ??

    ja shiko ketu poshte qe ca dipllomate dhe senatore italiane thonin atehere MBYTINI SHQIPTARET NE DET…

    KETO AS VARR DHE AS EMER NUK KANE…

    ME KETO NGJARJE MAKABRE BERISHISTE… MERRU O ANTIKOMUNIST I SEMURE DHE I PAGUAR

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,

    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.

    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

    BOLL KANIBALE ME KOMUNIZMIN E ENVER HOXHES..SE PO NA I BENI PERENDI DUKE MBULUAR KRIMET E BERISHES SI KETO DIPLLOMATE TE PAGUAR OSE TE SEMURE

  2. zhaku i pamposhtur says:

    ‘tafuti’,’partizani’ e persona te tjere te ketij kallepi.. a e shikoni mor kopila qe perendimi e di se cfare halesh jeni?po vijne per te gjetur te humburit dhe per te ndergjegjesuar kopilat si puna juaj qe keni pushtetin dhe tani vraponi si langaraqer per te bashkepunuar me komisionin nderkombetar per personat e humbur..osbe thote qe duhet te perballemi me te kaluaren mekatare komuniste qe shqiperia te kete nje te ardhme demokratike…pra ata e dine shume mire qe ne shqiperi nuk ka demokraci por ka vetem kopila shpirtngushte trashegimtare te diktatures te cilet qeverrisin ne keto 21 vjet ‘demokraci’…
    vraponi tani ‘tafuti’ dhe ‘partizani’…vraponi ju dhe femijet tuaj…vraponi ashtu sikurse beni ngahera per te treguar se jeni ‘flamurtare’ per te bashkpunuar me osbe per tu perballur me te kaluaren komuniste…vraponi or kopila vraponi por mos harroni vec se syrit te ‘plotfuqishmit’ nuk i shpetoni dot…vraponi te denoni babane tuaj shpirteror dhe ta peshtyni prapa shpine ashtu sikurse ju dhe soji juaj jeni mesuar….vraponi mor kopila vraponi se laku po ju mbyllet dhe duhet te dilni perpara osbe-se si zoterinj te vertete,vraponi por vec mos harroni se gjynahet qe keni bere nuk fshihen dot nga kujtesa…vraponi per aq kohe sa ju ka mbetur..tik-tak!!..

    1. Partizani says:

      O Zhaku zhapiku!
      Ne komunistet e kemi per nder,qe nuk lejuam RRACEN tuaj TRADHETARE dhe KOLABORACIONISTE te shisnit Shqiperine tek pushtuesit nazi-fashiste dhe serbomedhenjte e grekomedhenjte!!
      Te gjithe ju qe u denuat,pushkasstuat,varet apo jeni pa varr kete meritonit:URREJTJEN E MBARE POPULLIT SHQIPTAR!!!
      Perpara cse te akuzoni komunistet,beni nje rezume se cfare te mirash i keni bere ketij populli derti me sot!
      Pervec TRADHETISE dhe maskarallekut asgje tjeter nuki keni bere!!!
      Kjo OSBE-ja e juaj eshte nje BANDE mafiozesh,qe nuk mundohen t’i japin gje popullit shqiptar,por ta MASHTROJNE,qe ai te mos kuptoje KRIMET E SOTME TE KAPITALIZMIT TE TYRE GJAKATAR!!!
      Lerini te HUMBURIT e SOCIALIZMIT,se me ato le te merret historia,por na tregoni se cfare po beni me KRIMET E KAPITALIZMIT ku per 25 vjet jane vrare,vetvrare,aksidentuar,mbytur ne dete,lumenj,ne malet me debore etj disa DHJETRA MIJRA SHQIPTARE!!!
      Vetem te mbyturit ne dete,nga skafistet,te vdekurit ne malet me debore,te vraret nga gjakmarrja,nga TERRORI SHTETEROR i Gerdecit,21 janarit etj,kane vdekur me MIJRA shqiptare,pa folur per MIJRA te burgosur ne burgjet e shumta ne Shqiperi dhe shume burgje greke,italiane,gjermane,angleze etj!!!
      Nuk ka familje shqiptare pa nje te vrare,burgosur etj sot e 25 vjet!!!
      Sot jeton me mire nje QEN se sa nje PENSIONIST!!!
      Shikoni dyndjet e pasfund te prinderve e gjysherve per te cuar e vmarre femijet nga cerdhet,kopshtet e shkollat,nga FRIKA E RREMBIMIT!!!

      1. zhaku i pamposhtur says:

        ‘partizani’ ti as nuk e ke kuptuar dhe as ke per ta kuptuar rendesine e fatit te personave te ‘humbur’nga diktatura e enverit e atyre personave qe me te vertete ishin ajka e kombit tane sepse ata moren guximin dhe i thane jo diktatorit tend gjakatar…ti jeton ne boten tende te helmuar nga ideologjia e diktatorit prandaj edhe nuk e kupton dot rendesine e zbardhjes se realitetit dhe rehabilitimin e te persekutuareve pra ti nuk ke sherim ne kete dynja or mik…une vertet kam qene i persekutuar nga regjimi por di ti ndaj gjerat,e ndaj ate komunistin e thjeshte dhe te ndershem qe punonte si skllav ne ara apo fabrika nga ai komunisti apo sekretari kodosh qe bente shantazhe e presione nga me te ndryshmet per te treguar egoizmin dhe ‘moralin’socialist,pra ti nuk e kupton se sa e sa me lart qendron ‘rraca’ jone e te persekutuareve nga ‘rraca’ juaj e persekutoreve..ne megjithe ato qe hoqem jemi treguar zemergjere dhe nuk ju ndoqem e nuk ju percmuam ashtu sikurse e meritonit per gjithe ato vuajtje qe na shkaktuat ndersa ju keni paturpesine qe megjithese kane kaluar 24vjet nga renia e diktatures akoma nuk e keni burrerine ti kerkoni te falur te gjitha familjeve qe ende nuk dine se ku kane varret e te dashurve te tyre,pra kjo eshte rraca juaj qe mbas vdekjes se qoftelargut dhe ramizit na u ndate ne PD e PS…ndersa tani vetequheni rilindas pra si me te moderuar,ju e keni gabim sepse cdo gje mund te beni por nuk ndaheni dot nga e kaluara sepse ate edukate keni marre prandaj mos u mundo te me thuash qe ti dhe femijet e tu jeni zoterinj sepse ju keni ADN e keqe ne gen dhe nuk ndryshoni dot..mos u hiqni sikur po u hapet barku per popullin sepse ramizi ne 90 i mbushi kufijte me kufoma po ashtu edhe sali ‘varkari’sekretari juaj e vuri popullin ne vellavrasie po ashtu edhe ky rilindasi qe ben shaka ‘plot kripe’ me vucicin e coi popullin si cjapi te kasapi me 21 janar dhe tani po i perze njelloj si ne 90 me cdo lloj menyre…ja pra ‘partizani’ kjo eshte fara juaj e qelbur prandaj edhe une ju urrej sepse jeni te paskrupull dhe fodulle,do tua perseris nga hera:shpirtin nga bytha ua nxjerrte i ‘plotfuqishmi’ ne diten e gjyqit te madh..

        1. u dhime tu qesh says:

          Nuk ka asnje “person te humbur” gjate pushtetit komunist!
          Eshte thjesht nje MASHTRIM i rradhes ?

        2. komandant Myslym Peza says:

          Ngjo ktu tina mer Zhak kodoshi! Si thu tina se ne na plas fort suma a na urre apo jo zotnia tate e!? C’ere thu mer tru carac,po s’na rref hic me thon t’drejten se c’menoni ju fashistat e mutit.Keni mur n’histori damken qi ju ka taku,ate te TRADHTARIT te KOMBIT ene s’keni shonce me e la asiher! Vete e krujtet sumen ene tashti qaheni se ju djeg.
          Realiteti ka qene,osht ene ka per t’ngel qi ju keni qene,jeni ene keni per t’qen perjet FUNDERRINAT e shoqnise shqiptare,per faktin e thjesht se keni nji emen te ditun : KOLABORACIONISTA! Nuk lahet muti me shurre or ti manall,a mure vesht mer pinjoll i “ajkes se qumshtit a t’kosit”!

    2. Tafuti says:

      Zhaku i mposhtur,kujton se me “lutjet” e tua femijnore prej derdimeni do mund te shlyesh historine e lavdishme shqiptare te Heroi tone Kombetar Enverit! O Kaqol sa me shume kalon koha aq me teper vleresohet ajo kohe e lavdishme historike,cdokush me 2 gram tru e kupton kete. Ju kolaboracionistet keni lindur inferiore dhe keshtu do mbeteni perjete,jo koqe te OSBE-se te sillni ne “ndihme te se vertetes” se bythes,por edhe Jezuin e Mahamutin po deshet futini ne “komisionin e gjetjes se te zhdukurve”.Jo per gje po kane nevoje per ndonje rroge te majme nga OSBE-ja edhe keta te shkretet! ? ? ?

  3. Lili says:

    Ah BE e OSBE-ja ne Shqiperi! Ka nje roman me shkruar per ta!
    Nder ta kete shembull:dikur sollem ne Shqiperi me studentet e huaj ndihma per universitetin,edhe studentet sviceran deshten me ndihmuar shoqaten e ish te burgosurit mbasi kjo mu me prekte direkt,ne shenj respekti. Kur morren vesh keta ,iu thane shoqeve:iu nderpresim grantin ne qofte se i futeni ish te burgosurit ne radhe per ndihma…
    Kerkoni pse,e do e kuptoni pse sot jemi ku jemi!

  4. vedeta says:

    Personat e zhdukur nga sistemi kaluar jan ne minoranc perpara vrasjeve krimeve qe kan ndodhur kto 25 vjet, po perendimit kur nuk i bie shiu ne ar ben te pa diturin se shikon interesat e veta ^politike”megjithate ne kte vend ka ardhur koha qe te rrespektohen dhe shperblehen te ter antishqiptaret dhe tradhtaret qe fshihen mas luftes per demokraci,edhe bashkepuntoret e nazizmit dhe tradhtaret e vendit sot rrespektohen me shum se pjesa me e mir e kombit ton me shum se deshmoret e luftes nacional çlirimtare qe dhan jeten ne lulen e rinis thjesht vetem per çlirimin e SHQIPRIS dhe per mbrojtien e atdheut pa kurrfar interesi,por per kta heronj qe jan hedhur ne koshin e plerave nuk interesohet me njeri se mbrojtia atdheut sot ne SHQIPRI nuk esht me prioritet prioritet sot esht kush lufton me shum ne interes te te huajve kunder interesave kombetare,kush vrapon i pari te nxieri zorret e barkut para ambasadorit AMERIKAN, behet luft kush te dali me i zoti ne favor te shtetit grek per aneksimin e vorjo epirit pra ka ardhur koha ANTISHQIPTARVE dhe kta jan te preferuarit e momentit ne vendin ton, pra ne sot mund te themi me plot gojen rrofshin tradhtzaret e kombit dhe antishqiptaret dhe vdekshin patriotet se keshtu na do AMERIKA dhe europa hani nje mut pra dhe kerkoni nga europa vetem nje fjal ju boft mir,shumica e te zhdukurve nga regjimi kaluar kan qen pasardhesit e tradhtarve te atdheut gjat luftes dyt me te pafajshmit nga te zhdukurit ishin te ter ata partizan qe sakrifikuan per mbrojtien e atdheut dhe u vran nga sistemi te tjeret po ti shikoni me drejtesi do gjeni me shum njerez qe kan thyer ligjet e atij shteti se politikan ndergjegje qe ne vendin ton kan qen me gishtat e dores dhe qe meritojn rrespekt per mendimin ndryshe por ne kto lista qe komunizmi te dali me i keq se gogoli numrat do fryen zmadhohen dhe hiperbolizoen si ne çdo mashtrim tjeter ne kte koh muti mashtrusish dhe maskarejsh rroft kujtimi deshmorve te kombit.

  5. arben says:

    uhh, tani qe e ka marre OSCE ne duar eshte e perfunduar kjo pune. OSCE eshte nje organizate pa asnje mission qe ka ngelur nga koha e luftes se ftohte dhe tani u sherben punonjesve te saj per te marre leke kot sa andej kendej per gjoja projekte mbi demokracine. Sa per punonjesit e OSCE qe kam pasur ‘fatin’ e madh te takoj, jane ca persona pa vlere qe ne keto vendet e mallkuara paguhen me shume se kryeministri, kurse ne vendin e tyre nuk do I merrte kush ne pune as asistente. Te gjithe baret e bllokut mbahen me leket pa pune dhe kohen e bollshme te kotesirave te OSCE-se.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Olili
    Per te zezen e vet
    E kan bo.Njeriu i ri I partise
    Ju sul europes
    NGA te 4 anet
    Prandaj kemi
    Kete imazh te bukur
    Sa per denimet e krimeve
    Krimi eshte krim kurdo qe te ndodhe, por ne sdo ja bejme si PAL vata te ndertojme
    Katin e trete para te dytit
    Te dwnohen njeherekrimet e komunizmit te vjeter, pastaj keto te neokomunisteve.
    Ngado qe te ktheheni ne b e keni.

    1. opa opa says:

      Qe te rrime shtrember e te flasim drejt NE BYTHE E KENI PATUR DHE E KENI JU PINJOLLET E KOLABORACIONISTAVE! S’ka askush dyshim per kete,ndaj vazhdoni dhe qaheni ende dhe sot ju bythcpumit ?

  7. rrno per me pallue says:

    jam shume dakord ju komentuesi vedeta

    jane bere teper te neveritshem

    eshte bere e udhes qe per te mbuluar krimet e sali bythishes dalin ca tipa si ky RWC qe pas 5 vjetsh po i dhimbsen te pervujtuarit e Tepelenes.

    A e di di ku e ka varrin Remzi Hoxha zhdukja e te cilit eshte e baarsvlefeshme me keto te mjere qe enver hoxha u tha si burrat..po e luajten bythet do t’ju godas..pra ishte diktator por i ndershem.

    po ndyresia e tij i ndyeri sali berisha pse nuk u permenden kurre..biles dhe dy analistet britanike po i tregojne krimet e berishes sikur kane ndodheur ne kohen e skenderbeut.

    Pse nuk denohet saliberisha per krimet e meposhtme qe varja ne litar eshte shume pak ???

    Pjese nga rromani i krimeve te berishes :

    1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

    2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: ,Ti e ke idhull Enverin, Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.

    3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.

    5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.

    6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

    7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

    8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.

    9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.

    10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

    11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

    12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99

    13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

    14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

    15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.

    16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.

    17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

    18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.

    19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.

    20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin

    21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.

    22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

    23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.

    24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

    25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
    Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.

    26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.

    27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

    28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.

    29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

    30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

    31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.

    33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim

    34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.

    35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.

    36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

    37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.

    38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

    39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.

    40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

    41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta

    42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

    43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

    45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.

    46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

    47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.

    48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.

    49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.

    50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers

    po krimet cerek shekullore te sali elez biberishes kush do ti gjykoje ?

  8. Suferina says:

    Nuk e kuptoj per c’perballje behet fjale me komunizmin, kur tek ne ndodhi gjeja me e paimagjinueshme. U rrezua komunizmi qe kishte ca rregulla e morale (ashtu sic i kishte) dhe erdhi nje mbeturine komuniste pa asnje moral e pa asnje synim, vec atij te pasurimit nepermjet krimit shteteror. Historia 25 vjecare e ketij vendi eshte po kaq e hidhur (ne mos dicka me teper) se ajo 45 vjecare e periudhes komuniste.

  9. petro says:

    Amani mos i rinxirrni ato vende makabre se ka qene atje edhe Nanua apo Nexhua dhe e kalonin si zoterinje.Ndaj duhet t i bejme muze per te mbajtur ne kujtese vuajtjet e tyre qesharake.Mjaft ju debila te kohes qe i ka ikur koha, ose te kohes pa kohe sic thuhet tani se na hapet barkun me budallalleqe me ere te kendeshme.

  10. krasta says:

    Le ti zeme te gjitha te verteta keto qe ka shkruar
    rno per me…..
    I shtojme edhe shkaterrimin e prones se ish pronareve
    Che shitjes se prones publike
    Per 5 para
    Te gjitha keto NGA njera ane
    Che te gjitha ATO qe nxori nanua
    Ne KPD NGA ana tjeter
    Keto dy pika te qendres qe pjerdhin ne nje qyp
    E lane shqiperine prapa listes
    Europen do fa shohim me dylbi dei NGA 203
    Deri atehere cdo gje do te jeteharruar
    Komunistet do te bene bere kapitaliste te fuqishem
    Te perndjekurit do ti bejne sehirsi Kane bere keto 25 vjet
    Che ambasadori osbe do te bene prap nje vizite ne tepelene
    Per krimet e komunizmit
    I shoqeruar NGA te gnithe niperit ebyrose politike.

  11. Spartaku says:

    Pse vetem genocidi komunist u dashka te denohet,po krimet e Sali Beishes ne 1997 qe u vran 4000 vet,gerdeci,21 janari etj.etj.pse nuk u dashka denuar?.Sali berisha e ka pak te varet ne litar ne mese te Tiranes,ai duhet te digjet i gjall ne turren e druve si njehere e nje moti.

  12. Ky na qenka nje rrote k…, jo diplomat. Na flet per komunizmin kur ne kemi para syve, jetojme, kapitalizmin e dhjerre deri ne gryke me te gjitha llojet e krimeve,varferive me monstruoze ne bote.
    Na ben politike Ai, ne vend qe te shohi te kape ndonje cop truall apo toke ne bregdetin e jugut, apo ndonje 10% tenderi nga investimet, shpenzimet operative, faturat falco te admionistrates te OSBE.
    Me OSBE u provua teza e PPSH, se OSBE eshte nje organizate kot na si koti, perderisa Europa qekurse u krijuar OSBE vuan nga luftra, krime masive, genocid etj., dhe konflikte etnike, politike, demokratike, ekonomike, pafund, prandaj edhe Shqiperia nuk u antaresua ne kete lloj fantazme demokratike.
    Rakia behet edhe nga rrushi – Robert Wilton.

  13. selman says:

    Deni.i i diktatures komuniste eshte domosdoshmeri ,perndryshe do perjetojme diktatore dhe diktatura te reja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje