Surpriza e Apple, ja sa do të jenë çmimet e iPhone 6S

1 Shtator 2015, 15:09Hi-Tech TEMA

Celulari i ardhshëm i Apple pritet të kushtoj njëjtë si modeli aktual, bëhet e ditur sipas raporteve më të fundit.

iPhone 6S do të kushtoj 700 euro për versionin 16GB, 800 euro për versionin 64GB dhe 900 euro për versionin 128GB, bëhet e ditur sipas blogut TechTastic.

Versioni tjetër, iPhone 6S Plus, do të kushtoj 100 euro më shumë për çdo version që ndryshon nga madhësia e GB-ve.

Shumë njerëz kishin shpresuar se Apple do të lansojë një version 32GB, por siç duket ata do të zhgënjehen pasi që modeli bazë pritet të jetë versioni 16GB.

Lajmi i mirë për adhuruesit e celularëve të Apple është se kompania pas 9 shtatorit do ta lirojë modelin aktual iPhone 6.

1 komente në “Surpriza e Apple, ja sa do të jenë çmimet e iPhone 6S”

  1. genci.d says:

    Nuk e kuptoj pse dikush duhet te harrxhoj 700 – 800 euro per nje Iphone kur ne treg ka telefona me te lire dhe me te volitshem ne perdorim , ku mund te shkarkosh c’do gje , ku nuk ke kufizime ne aplikacione ..Nuk po them per ata qe jane parallinj , por per ata qe sakifikojne ekonomine e tyre …Nuk degjova nje Iphone te kete si zile nje kenge , por te gjithe cicerima zogjesh..Mos u mashtroni nga reklamat….nje telefone eshte…Mos u shpenzoni kot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje