Rrëfimi i skllaves së seksit: ISIS na tregtonte sikur të ishim bagëti

2 Shtator 2015, 16:25Bota TEMA

Një adoleshente Yazidi (kurde) ka zbuluar detaje tmerruese të momentit kur ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e grupit terrorist ISIS, të cilët e kishin torturuar, abuzuar, lidhur me zinxhirë të nxehur në zjarr, duke e detyruar të pijë ujë nga shishja e mbushur me minj, shkruan “Daily Mail”.

18-vjeçarja Jinan, e cila arriti të arratiset nga kthetrat e grupit terrorist, gjithashtu ka zbuluar se ISIS drejton një rrjet të trafikut ndërkombëtarë të femrave që shërbejnë si sllave seksi, ku me femrat e krishtera dhe ato Yazidi bëhet tregti si me “bagëti”.

Luftëtarët e ISIS e kishin rrëmbyer atë gjatë vitit të kaluar kur sulmuan fshatrat e banuar me Yazidi në pjesën veriore të Irakut, dhe e kishin burgosur në një fortesë në Mosul.

Por pas tre muajve qëndrim prapa grilave, ajo kishte arritur mrekullisht të arratiset, ndërsa tani është duke shkruar një libër në të cilin zbulon në detaje torturat që i kishin bërë.

Jinan tregon se si ekstremistët rregullisht merrnin drogë, dhe se si vajzat e bukura që shërbenin si sllave seksi, u “shërbeheshin” komandantëve të ISIS ose “klientëve” të pasura nga vendet e Gjirit.

Pasi ishte rrëmbyer, Jinan ishte zhvendosur në disa lokacione para se të sillej në shtab nga dy burra, ku njëri ishte ish-polic dhe tjetri imam.

“Na torturonin, mundoheshin me forcë të na konvertojnë. Dhe nëse ndokush refuzonte nga ne refuzonte ata na rrihnin… Nganjëherë nga kërcënonin se do të na torturojnë me rrymë”, ka deklaruar Jinan.

3 komente në “Rrëfimi i skllaves së seksit: ISIS na tregtonte sikur të ishim bagëti”

  1. Mnynyr Qafezezi says:

    Po ku je o suljoti i madh Napoleon Zerva…

  2. Martin says:

    Jashte temes se mesipeme:

    Nese porosis 10 femra nga Siria me 1000 Euro copa, a mund te kerkoj rimbursim per TVSH e Sirise prej 10% qe eshte e perfshire ne cmim?

  3. Tema says:

    S’do ju a falim çmëndurin pjellse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje