Nëse urreni topat, kundërtankun, mjetet e blinduara apo raketahedhëset Pekini nuk është qyteti ku do të donit të ishit këto ditë.
Nesër do të mbahet në Pekin një paradë gjigande me rastin e 70 vjetorit të “Fitores së rezistencës së popullit kinez kundër agresionit japonez dhe luftës antifashiste”.
Kështu e quajnë autoritetet kineze paradën ku do të parakalojnë 12 mijë ushtarë të shoqëruar nga koret e 2400 këngëtarëve të ansamblit ushtarak.
Qindra makina të blinduara dhe 200 avionë luftarakë do të marrin pjesë në një ndër paradat më të çmendura të mbajtura ndonjëherë.
Kjo paradë do të shërbejë edhe si një vitrinë të fuqisë ushtarake kineze pasi 84 përqind e mjeteve të rënda ushtarake që do të parakalojnë nesër nuk kanë dalë asnjëherë në publik.
Qyteti i Pekinit do të jetë nesër thuajse në shtetrrethim pasi nuk do të lejohen hyrje-daljet e paautorizuara nga qyteti.
Muzeu Kombëtar, Mauzoleu i Mao Ce Dunit dhe shumë pika të tjera turistike gjithashtu do të jenë të mbyllura.
Hotelet e zonës nuk do të pranojnë turistë apo regjistrime të reja deri pasditen e së premtes pasi hotelet do të presin vetëm personat që do të marrin pjesë në paradë dhe veteranët e luftës.
Gjithashtu do të mbylen bankat dhe tregjet financiare të Shangait dhe Shenzehnit, në mënyrë që të shmangen rënie drastike financiare.
Shkollat do të jenë pushim për festën e re kombëtare dhe do të kyçen gjatë gjithë javës.
Por parada ushtarake do të ketë edhe një efekt pozitiv.
Nuk do të ketë trafik pasi është ndaluar qarkullimi i automjeteve deri në përfundim të festës.
Një ndër ngjarjet më të çuditshme të kësaj parade është toga e veçantë e majmunëve.
Një grumbull majmunësh të stërvitur do të lëshohen në qytet në mënyrë që të prishin gjithë foletë e zogjve pasi mund të shqetësojnë pilotët e avionëve që do të marrin pjesë në paradë.
Ndërkohë që në aeroport do të lëshohet njësiti “special” i skifterëve që do të ndalojnë ardhjen e pëllumbave.
“Pëllumbat mund të dëmtojnë aparaturat e avionëve strategjikë të cilët do të fluturojnë në lartësi të ulët”, tha një zyrtar.
Përveç policisë dhe forcave ushtarake për mbarëvajtjen e paradës kanë dalë vullnetarë edhe 850 mijë qytetarë kinezë të cilët do të dalin me shiritë të kuq nën krah ndërkohë që njerëzve u është urdhëruar që të mos lënë hapur dritaret e ballkoneve dhe asnjëri të mos dalë në ballkon pasi do të arrestohen.
Përsa u përket përgatitjeve “speciale” janë larguar nga gara gjithë femrat ushtarake që ishin më të shkurtra se 178 centimetra.
51 ushtare me gjatësi mbi 178 cm të moshës deri në 22 vjeç do të jenë pjesë e gardës së nderit.
Avionë, tanke, femra të bukura, majmunë, skifterë dhe gjithçka tjetër për një paradë 70-minutëshe patriotike.
Le te beje parada sa te doje Kina ,Amerika eshte 6 here me e fuqishme .
eshte e fuqishme ne lojrat e play station hahahahahahah
Tamam si ne kapitalizem, sepse kur ishte komunizem nuk e deshironit.
Hall me burre e hall pa burre, me mire te mos jetosh kurre.
Kina nuk eshte nje shqiperi e shkerdhyer ne te kater anet dhe perjetesisht, nga te vetet e nga te huajt.
Hajde misra, misra … .
KINA POPULLORE eshte shteti me i fuqishem,me HUMAN dhe me DINJITOZI ne bote!
E ardhmja e KINES eshte shume here me e sigurte se e te gjithe shteteve ne bote!
Askush nuk mund ta ndale FUQINE E ZHVILLIMIT TE KINES POPULLORE!
E vecanta e KINES ,ndryshe nga shtetet e tjere eshte se ajo nuk eshte PRONE E SUNDIMTAREVE,por e popullit te MADH kinez!
Kam qene ne KINE dhe e njoh nga afer GJENIALITETIN,THJESHTESINE DHE AFTESINE E TE GJITHE POPULLIT per PUNE,KULTURE DHE ZHVILLIM!
RROFTE POPULLI I MADH KINEZ!!!
Do te kisha dashur ta vizitoja edhe nje here KINEN POPULLORE me te gjithe femijet e mij,se une atehere isha beqar, USHTARAK ,por nuk mundem se sot qeverite fashiste te te gjitha kohrave,na kane lene te vuajme per BUKEN E GOJES me nje pension LEMOSHE!!
Kalamanët e kopshtit: Hë, babai im është më i fortë, ai e mund tëndin…!
Lojrat olympike të 2O24-ës mund të luhen në los angjelos(për të tretën herë)