Publikohen emailet e klasifikuara të Hillary Clinton, popullariteti në rënie

1 Shtator 2015, 14:35Bota TEMA

Mijëra emaile të Hillary Clinton gjatë kohës kur kjo e fundit ishte Sekretare Amerikane e Shtetit janë publikuar, përfshirë edhe shumë të censuruar pasi janë konsideruar të klasifikuar.

Clinton, e cila kërkon nominimin demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, është kritikuar jo pak pasi ka përdorur një kompjuter privat për emailet e punës ndërsa ishte në detyrë.

Por ajo thotë se asnjë informacion i klasifikuar nuk është dërguar dhe as marrë. Rreth 150 emaile janë cilësuar konfidencialë nga Departamenti i Shtetit.

Kundërshtarët e Clinton e kanë akuzuar atë se ka vendosur në rrezik sigurinë e Shteteve të Bashkuara duke përdorur një sistem kompjuterik jo të sigurtë.

Pretendentja për nominimin presidencial ka pranuar se vendimi i saj për të përdorur një adresë private emaili në shtëpinë e saj në Nju Jork, ka qenë një gabim. Clinton ka shërbyer si Sekretare Amerikane e Shtetit në vitet 2009-2013.

Emailet, detajet e të cilëve janë gjetur mes më shumë se 7 mijë faqeve të korrespondencës së saj të publikuar nga Departamenti i Shtetit pasditen e së hënës, ishin pjesërisht të censuruar.

Departamenti i Shtetit tha se rreth 150 mesazhe ishin censuruar për shkak se mbanin informacione që konsiderohen të fshehta, raporton TCh.

Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e korrespondencës ka të bëjë me çështje monotone, përfshirë mesazhet telefonike dhe axhenda e ditës. Emailet, sipas Associated Press, tregojnë se Clinton dhe ndihmësit e saj kanë qenë në dijeni të nevojës për të mbrojtur informacionet delikate.

Më shumë se një e katërta e emaileve të punës së Clinton janë publikuar tashmë, pasi ajo i dha Departamentit të Shtetit më shumë se 30 mijë faqe dokumente vitin e shkuar.

Sondazhet ndërkohë tregojnë se skandali i emaileve ka dëmtuar mbështetjen për zonjën Clinton, edhe pse ajo mbetet pretendentja kryesore për nominimin demokrat.

4 komente në “Publikohen emailet e klasifikuara të Hillary Clinton, popullariteti në rënie”

  1. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Kjo nuk hyn ne shtepine e bardhe si presidente, demokratet qeverisen 8 vite, tani do votohet nje repuplikan per president.

  2. enter''" says:

    AMERIKA KA NEVOJE PER NJE REVOLUCION QE TE SHPETOJE

  3. Kjo femer inteligjente dhe e forte do te jete Presidetja e pare femer e SHBA_ve, sepse e meriton. Sa per keto 150 Email_et pak rendesi kane ato tani qe ka 4-vite qe eshte larguar nga detyra e Sekretares se Shtetit, dhe kete e kuptojne te gjitha shtresat e popullit Amerikan, ndersa Ne shqipfolesit kudo qofshim neper Bote te mos Hame-Mut e te japim mend se si do duhet te votojne Amerikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje