Njëherë në vit, në fund të pushimeve verore dhe në prag të fillimit të punimeve të parlamentit, kancelarja gjermane Angela Merkel paraqitet para gazetarëve në Bundespressekonferenz, në sallën e konferencave për media në Berlin.
Dalja e sivjetshme para mediave ishte e veçantë, sepse kohërat janë të veçanta.
Deri në fund të këtij viti në Gjermani pritet të vijnë 800 mijë refugjatë.
Një shifër marramendëse.
Merkel është e njohur si politikane që hesht gjatë, që i mat fjalët, që me saktësi prej fizikaneje (ky është profesioni i saj) i prezanton qëndrimet e qeverisë dhe mendimet e saj si kancelare.
Të martën Merkel foli qartë para gazetarëve.
Dhe foli gjatë.
Gati 20 minuta ajo ia kushtoi krizës së refugjatëve, karvanëve nga vatrat e krizës që janë nisur drejt Gjermanisë me shpresë për një të ardhme të mirë.
Merkel foli me emocione, tha se rrugës për në Europën Perëndimore refugjatët po kalojnë nëpër «tragjedi të pafundme» dhe «tmerre të papërfytyrueshme».
Janë pamje që «tejkalojnë fuqinë tonë», shtoi ajo, duke iu referuar 71 refugjatëve që vdiqën në rrethanat të tmerrshme në një kamion të trafikantëve të paskrupullt të njerëzve.
Kancelarja apeloi për solidaritet me refugjatë, duke kritikuar ashpër sulmet e grupeve neonaziste kundër strehimoreve të refugjatëve.
«Nuk ka tolerancë ndaj atyre që vënë në dyshim dinjitetin e të tjerëve».
Gjermania, sipas saj, hap pas hapi do të gjejë zgjidhje për t’u ballafaquar me sfidën e refugjatëve.
Njëkohësisht Merkel u bëri thirrje edhe shteteve të tjera të Europës që të tregohen më solidare me refugjatët. Në mediumet gjermane janë shtuar kritikat kundër vendeve të ish-Bllokut Lindor, të cilat vazhdimisht gjejnë arsyetime për të mos pranuar refugjatë.
«Gjermania është një vend i shpresës. (…) Gjermania ka dëshmuar se është e fuqishme kur është e domosdoshme», tha Merkel.
Në konferencën për shtyp e pashmangshme ishte edhe pyetja nëse Merkel do të kandidojë edhe për një mandat si kancelare.
Merkel nuk do të ishte Merkel nëse do të përgjigjej në këtë pyetje.
Fushata zgjedhore është larg, «as që mendoj për këtë».
Beje Protektorat Shqipnine, me ligje dy here me Te rrepta se ne Gjermani, sekuestro cdo pasuri te 40000 hajdutave 25 vjecar te fondeve publike, futi ne burg per 25 vjet, aq Sa vuajti KY popull. Ateher un do te kthehem per 24 0re ne Shqipni.
Dyndja nga gjithe anet e botes ,te emigranteve, verteton edhe njehere se sistemi ekonomik gjerman eshte metodologjia me e mire,me trasparentja, me socialja e me e deshiruara. Kudo njerzit qe kerkojne shprese ,te ardhme po therasin me force neper stacionet e trenit neper Europe, Gjermani, Gjermani, Gjermani. Toka gjermane eshte me te drejte endra e tyre, per nje jete normale. Nacionalistet kudo qe jane ne politike, ne ç’do skaj te globit, duhet te kuptojne se nuk ka asnje rruge tjeter veç asaj gjermane. Metoda ekonomike gjermane eshte receta e duhur, e kush nuk e kupton kete, ose bene hije kot ne toke ose eshte nacionaliste. Por Gjermania nuk eshte nje vende kaq i madh ,qe te mundet te plotesoi te gjitha deshirat e emigranteve nga do qe vine ,pasi hapsira per te ndimuar ka nje kufi. Ndaj vendet nga Europa e ne Azi apo ne Afrike doemos te bejne ndryshimin, qe koha kerkon, ndryshe do te kete perplasje. Eshte frymezuese reforma qe Rama po bene ne Shqiperi,ndryshimi ne ekonomi. Boll me iformalitetin. Nuk duhet lejuar renia e shtetit per shkak te egoizmit te atyre qe nuk ngopen. Eshte e pabesueshme qe PD del kunder reformave qe po behen dhe vendosjes se shtetit.
Ke shume te drejte por Bolsheviket e Lindjes dhe te Perendimit me maska nga me te ndryshme e urrejne suksesin Gjerman dhe forcen e drejtesise socjale ku te gjithe jane te barabarte dhe askush nuk mund ti ngjeshi vetevetes statusin e popullit te ZGJEDHUR per shtypur, vrare dhe shfrytezuar ne menyra barbare popujt e Botes me skema te peshtira anti Njerzore. Rrofte Populli Gjerman dhe Drejtesia……
Merkel te pushohet nga puna.
Kjo puna e emigrimit ne Gjermanine e pasur dhe te fuqishme me duket si ajo “buka me gjalpe dhe recel” qe mund te kishim per zemer(mbasdite) diten e diele ne vegjeline time. Sapo dilje tek porta e shtepise fillonin “Na jep i kac? Na jep i kac?”.Edhe kjo “O Gjermani! Na jep i kac?” ka perfshire kontinentet dhe arabe,libiane, siriane, afgane dhe te kudondodhurit shqiptare.
Zvarit negociatat pa kuptim