Përplasje të dhunshme filluan sot para parlamentit në Kiev mes policisë dhe manifestuesve që protestojnë kundër projekt reformës kushtetuese të përfolur që i jep më shumë autonomi Lindjes rebele.
Disa dhjetëra persona kanë marrë pjesë në këto trazira, që filluan pas miratimit nga Parlamenti të kësaj reforme që në shqyrtimin e parë, sipas gazetarëve në terren.
Manifestuesit kanë hedhur një granatë tymuese që ka krijuar një re të dendur tymi të zi para Parlamentit./