Në ishullin Lesbos kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

3 Shtator 2015, 14:09Rajoni TEMA

Kryetari i Bashkisë në ishullin Lesbos të Greqisë, Spiros Galinos për shkak të fluksit intensiv të refugjatëve në ishull ka bërë kërkesë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency.

Galinos në letrën e tij të drejtuar ndaj Antonis Makrodimitris, Ministrit për Mbrojtjen e Qytetarit në qeverinë e përkohshme, me qëllim për të mbrojtur pronën publike dhe private dhe gjithashtu për parandalimin e rasteve të mundshme të epidemive për shkak të fluksit të refugjatëve të cilët kanë kaluar shifrën e mbi 10 mijë personave, i ka kërkuar atij shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Galinos ka deklaruar se: “Shumica e atyre që janë strehuar në rajonin portual janë azilantë. Strehimi i kaq shumë personave pa marrë masa të kushteve higjenike, në një kohë të shkurtër do të sjellë probleme shëndetësore që do ti kemi të vështira të marrim nën kontroll”.

“Kriza nuk mund të menaxhohet”-

Kryetari i Bashkisë në ishullin Lesbos ka deklaruar se popullata në ishull është shumë e shqetësuar nga kjo situatë, dhe ka paralajmëruar se mos-menaxhimi i kësaj krize do të mund të hapë rrugën e një shpërthimi social. Galinos ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë me të gjitha mundësitë që jeta e popullatës në ishull ti rikthehet normalitetit.

Ishujt Samos, Kos, Symi, Kios dhe Lesbos janë në pozitën e objektivit kryesor për kalimin e atyre që synojnë të kërkojnë azil në BE.

5 komente në “Në ishullin Lesbos kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”

  1. filani says:

    Ua futi Turku :)… ky eshte tamam pushtim.

  2. vlora.al says:

    O injorant gazetar ,e bere ishull lesbik,nuk quhet lesbos ,poe Lesvo

    1. the Punisher says:

      Vlora.al e ke gabim, por te falet se je i trashe. Ishulli nuk eshte lesbik, por emrin e ka te tille per arsyen sepse sipas gojedhenave aty kane syrgjynosur lesbiket.

  3. ferkimshala says:

    ishulli i lebos

  4. alex says:

    kjo gje nuk eshte pare e degjuar ndonjehere, si mund te lejohen gjithe keta njerez te kalojne kufirin ne kete menyre, loja e kujt eshte kjo, perse nuk i kthen greku perseri ne turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje