Në Preshevë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë arritur më shumë se 2 mijë njerëz, gra dhe fëmijë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shtetet e tjera.
“Që nga mbrëmë ka rritje drastike të refugjatëve”, i ka thënë Tanjugut, Ahmet Halimi, nga Kryqi i Kuq.
Ai ka thënë se edhe në qendrën e pranimit për refugjatë janë pranuar rreth një mijë dhe po presin një numër edhe më të madh.
Halimi ka thënë se Kryqi i Kuq po ofro ndihma , momentalisht ka ushqim të mjaftueshëm dhe mjete higjienike, por qumështi për fëmijë është duke u harxhuar.