Zaev: Marrëveshja e vlefshme, nëse Prokurori special zgjidhet më 15 shtator

1 Shtator 2015, 19:13Rajoni TEMA

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot qëndrimet e partisë së tij pas kthimit sot në Parlament.

Ai paralajmërpoi se patjetër duhet që Prokurori Special të zgjidhet më 15 shtator, ose në të kundërtën sipas tij, marrëveshja nuk është e vlefshme.

“Me këtë tregojmë se e respektojmë marrëveshjen e 19 qershorit. Deri me 15 shtator të zgjidhet prokurori special i cili do të siguroj sundimin e së drejtës dhe do t`i nis hetimet për materialet nga përgjimet.

Me 20 tetor të zgjidhet qeveri kalimtare, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe gjyqësi. Të votohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryeministrit. Duhet respektuar afati për zgjedhjen e prokurorit special ose marrëveshja nuk është valide. Nuk ka marrëveshje të reja palloma”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se  më 28 maj vitin e kaluar para Parlamentit kishte porositur se Nikolla Gruevski duhet të mbajë përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve kriminale.

Ai tha se atëherë i ka shprehur edhe qëndrimet e opozitës, për ndarjen e partisë nga shteti, për sundimin e ligjit dhe për respektimin e vlerave themelore kushtetuese.

“Vetëm një vit më vonë Nikolla Gruevski pranoi gjithçka që mohoi. Dorëheqje, qeveri kalimtare dhe prokuror të ri. Ashtu siç e informova këtë, kishte dyshime nëse opozita do të mund të mbijetojë jashtë Parlamentit, dhe nëse do të ketë blerje të deputetëve.

Një vit më vonë, Nikolla Gruevski pranoi gjithçka, dorëheqjen, prokurorin special dhe qeverinë kalimtare”, deklaroi Zaev. (INA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje