Cipras: Sfida është arritja e maxhorancës absolute

30 Gusht 2015, 14:19Rajoni TEMA

Sfida kryesore në zgjedhjet e parakohshme të 20 nëntorit në Greqi për të majtën radikale Syriza është që të arrijë të marrë një mandat të fortë, një maxhorancë absolute, që të mund të qeverisë në katër vitet e ardhshme, njoftoi sot Aleksis Cipras.

Në një intervistë për të përjavshmen “Realnews” mbi sfidat e këtyre zgjedhjeve legjislative, Aleksis Cipras, që kërkon një mandat të dytë si kryeministër, u përgjigj: “Është e thjeshtë, e qartë dhe demokratike. Ne kërkojmë një mandat të fortë, një maxhorancë absolute për qeverinë Syriza”.

Duke përparuar nga 1 në 3,5 pikë, sipas sondazheve, kundërshtari kryesor ND (Demokracia e Re), Syriza ka pak mundësi që të marrë maxhorancën absolute.

Por Cipras është kundër kërkimit të aleatëve për të krijuar një qeveri koalicioni, sikurse kishte bërë pas fitores së 25 janarit, ku për dy deputetë humbi maxhorancën absolute

1 komente në “Cipras: Sfida është arritja e maxhorancës absolute”

  1. Tema says:

    Sipas sondazhit .,zgjedhje të kota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje