“Toniblerët” e rinj të Kosovës

29 Gusht 2015, 16:18Rajoni TEMA

Të dielën (nesër) në televizionin publik gjerman ARD emetohet emisioni dokumentar mbi fëmijët nga Kosova që bartin emrin e pazakontë, “Tonibler”.

Bëhet fjalë për djemtë e lindur në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të cilët prindërit e tyre, në shenjë mirënjohje për rolin prijës të ish kryeministrit britanik Tony Blair në këtë ndërhyrje, i kishin pagëzuar fëmijët e tyre të posalindur me emrin e tij.

Emisioni “Europamgazin” i ARD-së ka takuar pas sa vitesh disa nga djemtë të cilët tashmë janë rritur. Në këtë emision, përmes rrugës jetësore të këtyre “Toniblerëve” rrëfehet zhvillimi i Kosovës gjatë këtyre viteve, njofton ARD, trasmeton albinfo.ch.

Tony Blair në kohën e luftës në Kosovë qe bërë i njohur për këmbënguljen e tij për aksione më të vendosura të NATO-s kundër Serbisë, e cila ushtronte dhunë mbi popullatën shqiptare në Kosovë.

Emisioni jepet më 30 gusht 2015 me fillim nga ora 12.45 në televizionin ARD.

7 komente në ““Toniblerët” e rinj të Kosovës”

  1. Tema says:

    Emocione lirie (për ta)

  2. Lissus says:

    Mirë, por të mos ndodhë që nga “tonibler” të shndërrohen në “taleban”…
    Është Kosova e shefqet krasniqit dhe lavdrim muhaxherrit; prandaj çdo gjë mund të ndodhë.

  3. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Tallet perendimi me budallalleqet e shqiptareve. Kur erdhi bushi ne shqiperi thoshin kushedi sa xhorxha dhe busha do lindin ne shqipwri tani.
    Hahahahaaaa.
    Shif kur te fillojn anxhelat dhe merkelat tani.
    Hahahahaaa.
    Hej tkfgos. Asnji cipras spo degjojme. As nga ju minoritaret.
    Cbeni more? Hajde pill nja dy tre micotaqo api karamanlisa.
    ramy po polli do ja vere emrin rexhep tahipi erjargani.
    Burre me cisme ske ci thua

  4. Dervish Malluta says:

    Sidoqofte, ma mire se Sovjetik apo Stalin!

  5. Dervish Malluta says:

    Corrigenda: Sidoqofte, ma mire Tony Blair se Sovjetik, Sergej, Slobo, Spiro apo Siamoupolos!

  6. Jetoni says:

    Para disa vitesh Behxhet Pacolli dhe lideri i Bashkeis Islame ne Kosove kishin shkuar t Gadafi ne Libi dhe i kishin thene se ne Kosovce ka shume njerez me emrin “Muamer”. Gadafi u kishte thene se Kosova ehste “tok e shejte e Serbise” dhe kiushte kerkuar qe vajzat shqiptare qe jan me ta ne vizite te nisin te vallezojne para tij. Ne mesin e tyre ka pasur gazetare dhe Kryetarja e sotme e Komunes se Gjakoves, ish Ministre, Mimoza Kusari. Per dallim nga emrat si “Muamer”, “Merenglen (Marx,Engels,Lenin) se paku emri Tony Blair ka merta per lirine e Kosoves ndersa te tjeret i kan sjelle vetem te keqe sheiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje