Mustafa: Njerëzit e Shpend Ahmetit le të thyejnë vezë, por t'ua japin njerëzve t'i hanë

29 Gusht 2015, 13:57Rajoni TEMA

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë goditur me vezë makinën e kryeministrit Isa Mustafa, pasditen e së premtes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa kryeministri Mustafa ka qenë duke shkuar në Radio Televizionin e Kosovës.

“Do të vazhdojmë aksionet e protestat për ta bërë jo funksionale këtë qeveri dhe deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, janë shprehur përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje.

Policia e Kosovës bëri të ditur se makina e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është qëlluar me vezë nga dy persona, të premten në mbrëmje, para ndërtesës së komunës së Prishtinës.

“Policia e Kosovës duke u bazuar në informacionet e sakta ka pranuar informacionin se dy të rinj kanë lëshuar një qese tek rrethoja e Komunës së Prishtinës (saktësisht tek gardhi i gjallë).

Dy zyrtarët policorë në detyrë kanë shkuar në atë vendngjarje për të verifikuar se për çfarë qese bëhet fjalë në mënyrë që të eliminohet dyshimi për ndonjë mjet të dyshuar, dhe aty në ato momente nga dera hyrëse e Komunës ka dalë një person i dyshuar (S. Z.) duke thirrur me zë të lartë, duke fyer, e pastaj edhe duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të angazhuar në detyrë zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Pasi që i dyshuari në fjalë (S. Z.), ishte mjaft i dhunshëm, dhe si rezultat i sjelljeve agresive ka lënduar dy zyrtarët policorë, në asistencë për ta vu në kontroll janë angazhuar edhe dy zyrtarë të policisë në rroba civile.

Pas reagimit efikas të policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendrën e mbajtjes për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.
Policia nuk e bëri publik identitetin e sulmuesve. Mediat shprehen se personi i arrestuar nga policia është Salih Zyba, aktivist i Lëvisjes Vetëvendosje.

Sulmi me veze ndaj eskortës së kryeministrit është shprehje e protestës së kësaj partie ndaj marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të arritur të martën, në Bruksel.

Ndersa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas gjuajtjes me vezë nga aktivistët e Levizjes Vetvendosje ka thënë se meqë nuk po punojnë asgjë për qytetin, njerëzit e Shpend Ahmetit le të thejnë veze.
Mirëmëngjesi miq të nderuar. Mbrëmë deri sa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje ) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Pasi nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo. Shpresoj se nuk i qojnë poshtë, kur t’i thyejnë ua japin punëdhënësve të tyre me i ngrënë.

5 komente në “Mustafa: Njerëzit e Shpend Ahmetit le të thyejnë vezë, por t’ua japin njerëzve t’i hanë”

  1. Angjelin says:

    Shum fjalor te ulet ke o Mostaf dhe kjo te ben vertet te keq. Si duket ke marre leksjone nga Sali hajduti, ndryshene kohen e monizmit kohen me nofken penicelina.

  2. Te bashkuar says:

    Ne burg tradhetaret. Kur do te zgjoheni nga gjumi o shqiptar te perçare e te paditur.

  3. RILINDJA e vdekur says:

    OR MUSTAFE OR FACEZI EDI RAME BITHA TE MESOI TE GENJEN NE KETE MENYRE CE THUA SE ZAJEDNICAT NUK KANE KOMPETENCA EGZEKUTIVE PO POULLI ABARI PO HA?

  4. Te bashkuar says:

    Tradhetaret dhe shkaktaret e luftrave dhe ndarjeve te ardhme te perfundojne ne burg.
    MUND TE KETE NJE LEHTESIM PER KOSOVEN. AJO DUHET TE BEJE, sa me shpejte, NDARJEN ADMINISTRATIVE DHE TERITORIALE TE VENDIT NE 4-5 PJESE TE MEDHA, ME KESHILL APO KUVENDE ME VEHTE DHE KETA TE BEJNE LIGJIN. komunat serbe te mbeten me te vogla e te kontrollueshme nga „keshillat krahinore“.
    DUHET BERE NDARJE TERITORIALE SI NE GJERMANI DHE NE FRANCE. FRANCA KA 13 KRAHINA TE MEDHA. EDHE MINISTRIA E ARSIMIT NE FRANCE BERI NDRYSHIMET NE BAZEN E RE TERITORIALE.
    Organisation territoriale de la France
    http://www2.assemblee-nationale.fr/decouvrir-l-assemblee/role-et-pouvoirs-de-l-assemblee-nationale/les-institutions-francaises-generalites/l-organisation-territoriale-de-la-france
    http://www.senat.fr/espace_presse/actualites/201411/nouvelle_organisation_territoriale_de_la_republique_le_deuxieme_volet_de_la_reforme_territoriale_devant_le_senat.html hhttp://www.insee.fr/fr/ffc/docs_ffc/ref/FST15_f_Panorama_Regions.pdfttps://www.lcl.com/guides-pratiques/zooms-economiques/nouvelle-organisation-territoriale.jsp
    http://www.francetvinfo.fr/politique/reforme-territoriale/carte-quelles-seront-les-futures-capitales-des-13-regions-de-france-metropolitaine_875193.html
    http://www.liberation.fr/societe/2015/04/15/quand-l-insee-voit-la-france-en-treize-regions_1241353
    http://www.education.gouv.fr/cid87910/calendrier-scolaire-pour-les-annees-2015-2016-2016-2017-2017-2018.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje