Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere i ka bërë apel shqiptarëve dhe kosovarët të vijnë në Gjermani për të punuar dhe jo për të kërkuar azil.
Në një intervistë për Euronews Thomas de Maiziere është shprehur se Shqipëria dhe Kosova i kanë kërkuar të bëjnë çdo gjë në mënyrë që të rinjtë mos largohen nga vendi.
“Po, Shqipëria e Kosova qeveritë e tyre po na kërkojnë të bëjmë çdo gjë të mundur që të rinjtë e tyre të mos largohen nga vendi. Dhe ne i themi që nuk mund të vini këtu për të kërkuar azil, sepse nuk mund të aplikohet për ju, por mund të vini këtu të punoni”, shprehet ai
Ministri gjerman ka deklaruar se vendet aspirante për në BE apo ato që janë partnere të NATO nuk mund ta kërkojë azil:
“Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ose tashmë është një partner i NATO-s, në qoftë se ajo respekton demokracinë, atëherë nuk ka arsye që shtetasit e tij të kërkojnë azil në Europë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt kjo është për t’u dënuar.”
o gazetari i temes !
ai ka thene se mund te vijne per pune nese kane nje kontrate pune nga ndonje firme gjermane dhe jo si e shkruan ky kristal gazetari .
Gjrmane merreni dhe Ramen ne pune se shpejt do ngeli pa pune me mend qe ka. Gjoba dhe burg asnje ide tjeter, mbarohen keta ska lek snxjerr rrogen e tij Rama (por te ardhura realizon se eshte deputet i Vlores dhe ka Dajon atje)
Po pra nje fakt per tu denuar. Dakord
Por Duhen denuar politikanet tan jo ata fatkeq qe kerkojn azil
Fshije kete shkrim mashtrus se gjithë shqipria dhe kosova do lëshohen drejt germanis.
SHQIPTARET E kOSOVES DHE TE SHQIPERISE SA TE KENE KETE KLASE POLITIKE HAJDUTE DHE MASHTRUESE KESHTU KANE PER TE VUAJTUR.
Po me kriminelin sali ne ishim lokomotiva e europës,si u bëmë kaq shpejt për emigrim. Në kohën e keiminelit, askush nuk kërkonte azil, përkundrazi ishim shumë të lumtur dhe të qeshur me varfërinë dhe injorancën tonë, se në krye kishim kryekriminelin.
Vizitor kurioz