Vdiq Akademik Mark Krasniqi, njeriu që e kishte bërë gati varrin e tij

28 Gusht 2015, 13:54Rajoni TEMA
Vdiq Akademik Mark Krasniqi, njeriu që e kishte bërë gati varrin

 

Nëse vizitoni varrezat e të krishterëve në lagjen Arbëria, do ta gjeni edhe varrin e një personi të njohur në Kosovë e më gjerë. Në varrin e tij është e gdhendur fotografia, emri, data e lindjes.

Por deri tani ka munguar vetëm data e vdekjes, kjo sepse ai deri orët e para të së premtes ishte gjallë.

Varri i akademikut Mark Krasniqi ishte hapur e bërë gati sa ishte ai gjallë, bile edhe vet e kishte porositur atë, transmeton Gazeta Fjala.

“Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, kishte thënë ai derisa ishte ende i fortë.

Vdekja për të, ishte diçka normale dhe sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë, transmeton Gazeta Fjala.

“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm mbi vete, për familje. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendua se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj. Mirëpo nuk interesohen me ndërtua shtëpinë ku kanë me jetua përgjithmonë. Unë e kam një mendim tjetër”, kishte deklaruar akademiku.

Krerët e Shtetit ngushëllojnë familjen e akademikut Mark Krasniqi, për ndarjen e tij nga jeta. Familjes Krasniqi i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës  Hashim Thaçi. Vdekja e Akademik Krasniqit, thuhet se është një humbje e madhe për familjen e tij, shkencën dhe dijen si dhe për gjithë popullin shqiptar.

Në telegramin e Presidentës Jahjaga thuhet se me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, njërit prej personaliteteve më të njohura të shkencës dhe të politikës në vendin tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

“E ndaj me Ju, e nderuara familja Krasniqi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm për dekada me radhë të Akademik Mark Krasniqit. Akademik Mark Krasniqi do të përkujtohet ndër gjenerata për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës, publicistikës letrare dhe si autor i teksteve shkollore dhe njëri prej njerëzve më të mëdhenj të Kosovës që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Ndarja nga jeta e Akademik Mark Krasniqit është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët, për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Është humbje e madhe për gjithë Kosovën. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Krasniqi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, AkademikMark Krasniqi.

“Me dhembje dhe pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, personalitet i shquar në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.Akademik Mark Krasniqi me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin, shkencën, kulturën dhe botën akademike të Kosovës” , thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Mustafa po ashtu thekson se Akademik Mark Krasniqi, do të përkujtohet përherë si një personalitet i shquar frymëzues për kosovarët, për kontributin e dhënë në shumë fusha të shkencës në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, thekson se vdekja e Akademik Mark Krasniqit është humbje shumë e madhe për familjen, për kolegët dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kurse, në telegramin e ngushëllimit të Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, thuhet se vdekja e Akademik Krasniqit, është një humbje e madhe për familjen e tij, shkencën dhe dijen si dhe për gjithë popullin shqiptar!

“Akademik Krasniqi, e harxhoi një jetë në shërbim të atdheut. Një njëri i urtë e me vlera të jashtëzakonshme, Akademik Krasniqi, do të mbetet një nga ikonat e luftës për liri në e Kosovës, një studiues i shkëlqyer si dhe njëri prej krijuesve më origjinal në historiografinë dhe letërsinë shqiptare.Përherë shembull në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm!Ju lutem që të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta të cilat i shpreh edhe në emër të anëtarësisë së AAK-së dhe të familjës sime:, thuhet në telegramin e Haradinajt

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi ne rrjetin social facebook tha së Mark Krasniqi ishte një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare përgjatë dy shekujve

‘’Vdiq Mark Krasniqi, një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare përgjatë dy shekujve, dy luftërave dhe shumë ndryshimeve thelbësore që ka përjetuar shoqëria dhe shteti shqiptar. Ngushllimet e sinqerta familjes Krasniqi.’’ HTH

10 komente në “Vdiq Akademik Mark Krasniqi, njeriu që e kishte bërë gati varrin e tij”

  1. tfgs says:

    sa turq kishte vrare ”Marku” i ”krishter”!!!!???
    kurre nje vero krishter nuk shprehet:rahmet….!!!!!
    korraku nuk behet kurre i krishter……..coheni ne varrezat e suniteve duke i vendosur nje gjysme hene mbi krye!

    1. Parallax says:

      Loqe mbete gjith jeten ekstremist fekalesh.

      1. Ilir Hoti says:

        Ta quash fekale , eshte pak per nje qengrek i zi, krijese hibride me gjak te dhier..funderrina te njerezimit! nje gje eshte e sakte ;E kane nga frika e tmerri- skemi cu bejme…..

    2. Aryan says:

      I krishter apo sunit, nuk ka rendesi.Mjafton qe i perket rraces ariane dhe eshte i bardhe per dallik nga gabelet dhe ciganet e greqise e me tej.

      1. Ilir Hoti says:

        Tfgs….Sa turq ke vrare o frikacak i dhier! Shko ne Qipro (nikozia)….Keni hisrori te bukur atje… pasi filluat krime kunder njerzve te pa armatosur-spastrim etnik— erdhen forcat turke e ju moren para si bariu dhite!!! Ku eshte kufiri sor o i dhier!!!!Eshte konflikti me i shkurtet ne historine e konflikteve te armatosura> More qen i zgjebosur , ne e kemi fajin qe edhe sot i coni femijet te flejne; sheeeet, se erdhen ata…turqit !!!! Ish pushtuesit tani jane ne tokat e tyre! Nje pjese te tokave tona ,perkohesisht jane nen okupim te sheteve tjera..Dita po vjen!

    1. Ilir Hoti says:

      Nder te parat vepra te tij, kam lexuar ‘Gjurme e gjurmime’ . Veper studime estetike , kulturore historike shqiptare. E kam lexuar rreth 30 vite me pare , e me duket se e kam para syve. emri e vepra e Mark Krasniqit do jetojne gjate tek shqiptaret………………..

  2. Canja says:

    Ndjes past e ngushllime familjes.
    Pucofag ne ksi rastesh mos u ba i gjall…por shko mbush kolon e stomen…

  3. agnostic says:

    Figure madheshtore.Legjende e pashuar..Pusho ne paqe z.Krasniqi.
    Per injorantet si tfgs :mbytuni.
    Feja e shqiptarit – shqiptaria.

  4. "BALASHI" says:

    Ngushullime per kete njeri, per kete akademik me mendje per ceshtje kombetare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje