INTERVISTA/ "Të krijojmë kushte që njerëzit të mos largohen nga atdheu"

27 Gusht 2015, 18:04Rajoni TEMA

Në Gjermani duhet të biem dakord që shtetet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën, edhe Shqipërinë janë vende të sigurta origjine, thotë për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Zoti Steinmeier shumë refugjatë nga Siria vijnë përmes itinerarit Ballkanik, por në Gjermani vijnë edhe migrantë, azilkërkues nga shtetet e Ballkanit. Çfarë duhet të bëjnë vendet e Ballkanit që këta njerëz të mos largohen nga vendi i tyre?

Unë besoj ne duhet të bëjmë dy gjëra. Së pari ne duhet të na bëhet e qartë se si duhet të veprojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor që ndodhen në rrugën drejt BE-së. Sipas bindjes sime këto nuk mund të jenë vende prej të cilave njerëzit të vijnë në Gjermani për të gjetur mbrojtje. Ndaj besoj, se ne në Gjermani duhet të biem dakord, që shtetet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën, edhe Shqipërinë janë vende të sigurta origjine, ku ne mund t’i kthejmë njerëzit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, ose njëkohësisht ne mund t’u tërheqim vëmendjen atyre qysh përpara udhëtimit, se nuk kanë asnjë shans për garantimin e azilit në Gjermani. Nga ana tjetër në Vjenë unë u kujtova shteteve të Ballkanit Perëndimor, se ato i kanë pranuar normat humanitare në shumë marrëveshje dhe si rjedhojë kanë pranuar përkatësisht edhe detyrimet që ato kanë. Një përkujdesje humanitare ndaj refugjatëve është detyrim. Megjithatë ne nuk duhet t’i lemë vetëm këto vende. Ndaj ne qysh përpara disa ditësh në nivel bilateral kemi vendosur, që ta mbështesim Greqinë me rreth 1,2 milionë Euro për përkujdesjen humanitare të refugjatëve. Po ashtu edhe Serbinë e Maqedoninë, sipas vendimit dje, i kemi mbështetur sërish me afro një milion. Unë shpresoj, që shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Bashkimi Europian ka marrë vendime të ngjashme.

Por ka edhe refugjatë lufte që nga vendi i BE-së Greqia shkojnë në Maqedoni e Serbi. Çfarë duhet të bëjë BE-ja për ta ndaluar këtë? Tek e fundit ky nuk është as qëllimi.

Jo, ky nuk është aspak qëllimi dhe ne bisedojmë intensivisht me Greqinë. Greqia tani nxjerr në pah faktin, se ajo nuk është hallka e parë, por tërheq vëmendjen ndaj Turqisë, e cila gjoja i shtyn në masë refugjatët sirianë drejt Greqisë. E shihni pra, që lëvizja e migracionit ose siç e quajnë disa të tjerë kriza e refugjatëve është kaq e madhe, se secili tregon me gisht drejt tjetrit, ndaj ne nuk mund t’i shmangemi faktit se konceptin e solidaritetit europian duhet ta ripërkufizojmë ose thënë më saktë, duhet ta përcaktojmë bashkarisht atë, për sa ka të bëjë me qëndrimin ndaj lëvizjes së refugjatëve. Në fakt unë besoj, se ne pavarësisht rezistencës nuk do të mund t’i shmangemi çështjes së një ndarjeje të drejtë europiane dhe përcaktimit të kuotave. Ne duhet të angazhohemi më fuqishëm në vendet e origjinës dhe në vendet kryesore të tranzitit. Ne duhet të ndihmojmë, të krijojmë atje kushte, në mënyrë që njerëzit të qendrojnë dhe të mos largohen nga atdheu i tyre. Shanset për rritje ekonomike, për vende pune – këto mund të arrihen vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë ekonomik. Së treti ne duhet të ndihmojmë, që të zgjidhim shkaqet thelbësore për lëvizjen e refugjatëve që janë krizat e konfliktet, luftrat civile në Afrikën e Veriut dhe në Siri.

Si mendoni lidhur me propozimin e ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, që në këto shtete të krijohen zona mbrojtjeje për refugjatët. A mund të funksionojë kjo?

Ky nuk është një diskutim i ri. Ky diskutim zhvillohet me kryetituj të ndryshëm. Edhe OKB-ja ka bërë thirrje, që ne të krijojmë të ashtuqutur hotspots në vendet e tranzitit, qendra ku të regjistrohen dhe të qendrojnë fillimisht refugjatët. Nëse do të bëhet kjo dhe nëse do të arrihet në marrëveshje, me çfarë detyrash do të ngarkohen këto qendra, të gjitha këto janë të hapura.

4 komente në “INTERVISTA/ “Të krijojmë kushte që njerëzit të mos largohen nga atdheu””

  1. Tema says:

    Mëndja e shëndosh në trup të shëndosh

  2. Tarasi says:

    Tani, qe ju erdhi veza ne bythe, kerkoni solidaritet ju gjermanet ?
    Deri dje i morret dhe po ja merrni akoma shpirtin Greqise!

  3. tirona says:

    z.Steinmejer: Jam popull,qe cdo fjale tuajen
    e pres si zogu ushqimin,por sot,gjykimi juaj
    per ta mohuar migrimin e popullates nga Kosova
    dhe Shqiperia mu duk mjafte teorike dhe shume
    larg realiteteve.dhe ja pse:
    Kerkesat e popullsise per jetese jane mjafte te larta,
    ndersa kushtet e plotesimit te tyre ne vendet e origjines
    jane shume large.Kjo do te thote se keta njerez u
    mesuan me standarte jetesore te avancuara qe shijuan per
    mbi 20 vjet ne vendet tuaja,ndersa Sot,qe kjo ju ndalohet
    ata duhet te bejne nje jete te veshtire.Kjo luhatje z.Stenmejer
    quhet apokalips,dhe eshte po aq e veshtire edhe per ju
    po qe se do ti nenshtroheshit nje fati te tille.
    Ballkanasit e dine sot se nje punetor tek ju merr si page
    sa dhjete punetore i te njejtit proces ketu ne Shqiperi.
    Mundi eshte i njejte,inteligjenca ndofta pak me larte se sa ai i
    puntorit tuaj,deshira per pune e krahasueshme,kurse jeta
    krejt e ndryshme.Ketu lodhja nuk garantone asnje lloje
    perspektive,sepse pushtetet e deritanishme nuk kane qene si ata tek ju.
    Edhe ju kini pergjegjesine tuaj qe i late keta tanet te
    benin cte donin por vetem per popullin te mos mendonin.
    Distancimi juaj na solli mjaft pasoja,madje edhe sot e njejta gje
    vazhdone.Shqiptaret dhe Kosovaret jane te sigurte thoni!
    Po cduhet te beje sot Qeveria Shqiptare kur para dy vitesh e
    mori kete vend me nje ekonomi jo ne nivelin zero por nen te?
    Jepni prioritet zoteri ketyre vendeve,sot,Shqiperia ka nje
    Qeveri qe e do popullin,mireqenien e tij,sigurine e tij,por
    nuk ka mundesi,prandaj kryeministri shqiptar ja u tha troc
    se na duhen para qe populli yne te punoje dhe te fitoje si ne Evrope.
    Duhet ta futni ne nje nga kerkesat tuaja qe punetori shqiptar
    te paguhet si punetori juaj per te njejten pune.
    keshtu ju jeni ne linjen e duhur,keshtu ju do krijoni
    barazi ne tere evropen,keshtu neser emigrimi do konsiderohet
    si nje relike antike.Keshtu z.Stenmejer,zgjeroni Evropen
    duke zgjeruar ndjenjat tuaja per gjithcka.
    Nuk mund te garohet i nderuari z.Stenmejer me Barkun Bosh.

  4. salah says:

    Steinmeier tarallak aktor: ai ka me privatizimin, bandat e saj të korruptuar SPD tërë ballkanike korruptuar me Martin Schmidt. Shut up, Steinmeier është një Malok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje