Kush kalon në Rrugën e Kombit do të paguajë 5 euro

29 Gusht 2015, 10:37Rajoni TEMA

Në shtator pritet të nisë aplikimi i tarifës 5 euro për kalimin në Rrugën e Kombit. Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit për t’u bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostradës Milot-­Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj.

Burime nga Ministria e Transportit, bëjnë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhet më datë 15 shtator, në mënyrë që ky aks të kalohet vetëm duke paguar një taksë të caktuar.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka publikuar njoftimin e kontratës për kompanitë e interesuara koncesionare dhe data 23 mars ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për kualifikim.

“GSH”, bën të ditur se ministria ka në dispozicion 180 ditë për të vlerësuar ofertat përkatëse, kohë që korrespondon me muajin shtator.

Deri më tani, nga drejtuesit e këtij institucioni është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë do të jetë rreth 5 euro, dhe duket se kompania e përzgjedhur do të jetë ajo që ka një ofertë rreth kësaj vlere. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në verilindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës. Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.

Koncesioni do të zgjasë për një periudhë 30-vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa, dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit. Dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit është lajmëruar dy vjet më parë, por duket se tashmë nuk ka më kthim mbrapa.

27 komente në “Kush kalon në Rrugën e Kombit do të paguajë 5 euro”

  1. safeti says:

    edhe refugjatet qe shkojn ne rinas per aziil ne gjermani do paguajn 5 euro?

    1. Adriatik Joni says:

      Krim (vjedhje) e madhe është bërë gjatë ndërtimit të kësaj autostrade nga Sali Berisha, por krimi edhe më i madh do ishte nëse lejohet që kjo autostradë të shkatrohet, siç edhe ka filluar.

    2. . says:

      Taksoni dhe top channnnelin per ndotjen e gjuhes shqipe

  2. Creasy says:

    Te shofim ne do kete bythe PD ta coje ne kushtetuese, gjithmone nese fituesi seshte Zamiri

    1. Ramy says:

      Bythqir janulle, PD e bere rrugen e kombit, Edushkovski dhe leshqenet e tij do shijojn te vjeluart

      1. Creasy says:

        o Pall, sdi qe as Edi dhe as Sala te kene punar nje dite ne ate rruge qe te themi qe e kane bere ata … Maks kane ndonje proces penal per te dhene shpjegim.

        Une di qe ate rruge do e financojne ata qe paguajne taksa ne kete vend dhe per me teper ata qe do kalojne aty do paguajne.

        Kjo seshte e drejte por kur ka kara si puna jote qe sdine me ca te merren …

  3. ananananananannannanana says:

    Sdo kene bythe ta aplikojne aq te larte.

  4. flamur says:

    Domethënë 30 vjet vjedhje të parave të shqiptarëve që kanë paguar për atë rrugë një herë dhe akoma paguajnë interesa për kreditë e marra. Koncesionet kanë treguar që janë vjedhja më e madhe e parave të kombit, duhet të ngrihemi e ti tregojmë qeverisë se nuk duam më koncesione në këtë vend!

  5. ILIRIA says:

    Qe do te paguhet ajo dihet por puna eshte qe pagesa te jete ne baze te buzhetit te varfer te familjeve shqiptare dhe jo me 5 euro si ne EU apo ne shtetet e zhvilluara dhe duhet te krijohen mundesite qe te kete edhe alternative tjeter dmth duhet te kete rruge dytesore me kushtet optimale te levizjes se automjeteve dhe pastaj qytetari eshte i vetedijshem se nga do te kaloje me pages dhe shkurt apo pa pagese dhe gjate. Faleminderit

  6. Lili says:

    Idioti: svicera per gjithe autostradat e saj ,pra per àfer 2000km kerkon 40 euros ne vjet,kalo pastaj sa te duash!
    Kurse ne, per nje investime publike qe jemi halla to paguar -sepse interesat ne po i paguajme-duhet te paguajme prape edhe fitimi t’i shkoje nje shoqerise qe asnje cent nuk e ka investuar?kontrata duhet te jeté:asnje cent nga fitimi per kompanine derisa interesat te paguhen edhe paret e shpenzimeve t’i kthehen budxhetit te shtetit!,pastaj vetem fitimi te shkoje tek firma private…
    Per jo shqiptaret çmimin duhet te jeté ne perputhje me fuqine blerese,pra 5 euro eshte pak per ta !

  7. Cecua me Mustaqe says:

    Qe te behet me pagese eshte me se normale,por Qeveria Socialiste duhet te tregohet transparente me Popullin,ne fillim duhet ti kerkoje prokurorise qe te hapi dosjet qe jane mbyllur,ku akuzohet Lulzim Basha si ebuzuesi i miliona eurove nga rruga e Kombit,keto akuza jane bere nga PSja kur ishte ne opozite. Dhe kjo takse, te mos shkoje duke u rritur,se e fillojne me 5, dhe e cojne me 15,.

    1. flamur says:

      Pse qënka normale të bëhet me pagesë more. A paguajmë taksë për rrugët ne brenda çmimit të karburantit, a është bërë rruga me para buxheti, ku ndryshon kjo rrugë nga autostrada Tiranë -Durrës apo sipas teje duhet të paguajmë dhe për atë dhe për Levan – Vlorë apo autostrada të tjera. Jeni në rregull nga mendja, këta duan të na rrjepin me këto koncesionet që japin. Më thuaj një koncesion në Shqipëri që është në rregull, një të vetëm.

      1. shqiptari says:

        nqs e paguakemi taksen e qarkullimit bashke me karburantin, sic Na thote Rama atehere cfare Jane ato taksat qe paguhen Te kolaudimi? E njejta takse vetem me emer tjeter. Rama Te gjeje ndonje argument tjeter per Te justifikuar vjedhjen qe iu behet njerezve. Sa per taksen e rruges, maqedonasi per Te njejten gjatesi rruge nga shkupi ne oher, me kater ndalesa per pagese toll, Te merr Jo me shume se dy euro ne total.

        1. Pelasgian says:

          Epo maqedonsi nuk ka babzine e bijeve te kurvave mavi

  8. alex says:

    po taksen e ruges sikur e merte nga nafta ky, nga na doli kjo 5 euro tani, per te huajt dakort jam jo 5 po 10 euro te paguajne,

  9. agostin says:

    Ne qoftese do te behet me pagese ,kjo tarife eshte shume e larte,dhe shteti duhet te garantoje rruge alternative per te gjithe ata qe nuk duan te kalojne ne autostrade,ne te kunderten , eshte nje vjedhje me dhune e parave te popullit.

  10. sela tirone says:

    Nje vjedhje e paster tani dhe qe do vazhdoje 30 vjet. Qeveria nqse nuk di ta mbaje, te dorezohet e te iki. Ky investim eshte bere me parate e taksapagueseve shqiptare dhe parate per mirembajtjen e rrugeve merren nepermjet vleres se karburantit. Shqiptari do te vidhet si nga karburanti po ashtu edhe nga taksa 5 EURO per nje kalim. Te huajt paguajne per rruget direkt e ne kufi. Mjaft me se po na tallin disa plehra qe as emrin nuk duhet me ja degju

  11. Pelasgian says:

    Filloi Super Vjedhja e rradhes dhe gjeja qe te ben pershtypje eshte “Indiferenca” e TemA !

    Jam 1000000000000% i sigurte se nese kjo Super Vjedhje do kryhej nga qeveria Berisha sot dhe per 4 vjete rrjesht Mero do bertiste SKANDAL SKANDAL PO VJEDHIN MILIONA EURO TE TJERA NGA XHEPI I SHQIPTARVE!

    Tani si me magji jep thjesht lajmin pa u fut nji cik ne detaje dhe imtsira!

    Ca do te thote te ndrrosh pllaken….

    Iliria dhe Ceco…Kjo rruge NUK duket te paguhet ASPAK sepse eshte sikur ta paguash nje mall qe ke blere per dy here rresht!

    Rruga nuk eshte bo nga investimente private qe pastaj ne ta shfrytzojme dhe dihet qe cdo sherbim qe te ofron privati duhet ta paguash..rruga eshte bo nga buxheti i shtetit pra nga te ardhurat publike dhe shtetit kto te ardhura nuk ja jep as allahu e as krishti dhe as koncesiopidhi por un dhe ti dhe shume te tjere si ne!

    Leket per te mirembajt rrugen ti gjeje tek ata qe akuzonte tre vjete me pare shalgjati delirant!

    Edukohuni mor te mjere se milionat e eurove qe po ju vjedhin i perfitojne vetem nga erresira e injorances tuaj!

    PS Bravo Flamur!

  12. Jeronim de Rada says:

    Tarifa prej 5 euro eshte e larte.

  13. Lili says:

    Kur shqiptaret do kuptojne se vjedhja e 300 millioneve te Lulit nuk eshte asgje ne krahasim me vjedhjen qe do na behet tash per 30 vjet!
    Mire va bejne:nuk reagoni as per te marrin as per te dyten!,pra behuni skllave per te Huajt!

  14. Po me uren cpaten says:

    Po ta kishte bere me financimin e saj le ta mbante firma taksen.
    Jo behet me paret tona rruga,
    i pagojme kestet e kredise i pagojme
    tani edhe kalim rruge.
    Une per punet e mia kam kaluar vetem nje here ne ate rruge gjithesesi eshte vjedhje e hapur.

  15. A says:

    Rruga e Kombit eshte bere me paret e taksa paguesit shqiptar dhe ka kushtuar mbi KATER HERE nga preventivi dhe i jane vjedhur edhe 250 MIJELION EVRO.
    Tani, edhe takse rruge 5 EVRO.
    Bravo EDI RAMA, karburantin e beri nder me te lartin ne bote per cmim per liter, kolaudimin e makinave kenaqe, takse qarkullimi po.
    Prandaj po te them ke me taksa te tjera per automjet dhe per qarkullim.
    EDO RAMA nuk mban asnje fjale qe flet. Ndryshe flet dhe ndryshe vepron.
    Jepje pergjigje familjareve te KATER te VRAREVE te 21 JANARIT, nuk duan demshperblim ne lek, por duan denimin ligjor te atyre qe i vrane njerezit e tyre. Qe i dine se kush jane, por ti nuk vepron.
    Je kokrra e mashtruesit.

  16. dritan haxhia says:

    A MUND TE PAGUAJME ME LEKE SE NE SHQIPERI JEMI (5 MIJE LEKE). E SHKATERRUAM VENDIN DUKE SHKATERRUAR MONEDHEN TONE. SI ESHTE CMENDUR KY SHTET. NE SHQIPERI C’DO GJE SHITET ME EURO DHE BLIHET ME DOLLAR. NDERSA INFLACIONI RRITET. A JEMI APO NUK JEMI NE SHQIPERI KU KEMI MESA MBAJ MEND MONEDHEN TONE DHE LIGJET TONA QE NUK I ZABTOJME POR I SHKELIM C’DO MOMENT. A KA ZOT KY VEND, APO MASKERENJTE DHE TE KORRUPTUARIT DO NA DREJTOJNE PER JETE TE JETEVE.

  17. dritan haxhia says:

    A MUND TE PAGUAJME ME LEKE SE NE SHQIPERI JEMI (5 MIJE LEKE). E SHKATERRUAM VENDIN DUKE SHKATERRUAR MONEDHEN TONE. SI ESHTE CMENDUR KY SHTET. NE SHQIPERI C’DO GJE SHITET ME EURO DHE BLIHET ME DOLLAR. NDERSA INFLACIONI RRITET. A JEMI APO NUK JEMI NE SHQIPERI KU KEMI ARRITUR’!. MESA MBAJ MEND NE KEMI MONEDHEN TONE DHE LIGJET TONA QE NUK I ZBATOJME POR I SHKELIM C’DO MOMENT. A KA ZOT KY VEND, APO MASKERENJTE DHE TE KORRUPTUARIT DO NA DREJTOJNE PER JETE TE JETEVE.

  18. nandi says:

    Nese vihet kjo takse ne Sqiperi do behet lufte!

  19. zaho says:

    E vetmja gje me koncension jane plazhet. MOTREN kush i zaptoi po edhe RROBT kush ja u dha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje