Prestigjiozja britanike „The Guardian“, vjen me një këndvështrim të sajin për Ballkanin, emigracionin dhe rolin e Bashkimit Evropian.
Takimi mes liderëve të Ballkanit me Bashkimin Evropian të enjten në Vjenë, u bë në kohën e duhur. Kanë kaluar 15 vjet që nga kapitulli i konflikteve të armatosura në Evropën Juglindore. Por rrjedha aktuale e emigrantëve të Ballkanit, që shkojnë drejt veriut më të pasur të Evropës tregon, ndër të tjera, se sa kanë munguar përpjekjet e BE-së për të krijuar një strategji për këtë rajon, ekonomikisht dhe politikisht të brishtë.
Një arsye pse mijëra familje nga Kosova dhe gjetkë janë çrrënjosur nga vendi i tyre për t’u bashkuar me turmat nga Siria dhe Afganistani, në përpjekje për të arritur Gjermaninë dhe Skandinavinë, është pritja e gjatë për anëtarësim në BE, dhe perspektiva më e mirë e jetesës, që nuk u materializua kurrë.
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit kanë qenë sigurisht në faj, duke dështuar në luftimin e korrupsionit dhe duke patur një qeverisje të dobët. Perspektiva e pagave më të larta në Gjermani, si dhe joshja e rrjeteve të trafikantëve, kanë patur gjithashtu rolin e tyre. Por roli i BE-së nuk mund të nënvlerësohet: nëse njerëzit ndalin së besuari se vendi i tyre mund t’ju ofrojë një shans për një të ardhme më të mirë, të paktën për fëmijët e tyre, ata do të marrin valixhen dhe do të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.
Shtetet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së janë lënë në një harresë që duhet të adresohet urgjentisht. Pasi Kroacia u bashkua me BE-në në vitin 2013, anëtarësimi ka ngecur. Presidenti i Maqedonisë e përshkruan vendin e tij si një komb të „mbërthyer në një ashensor“. Bisedimet e Maqedonisë me BE-në kanë ngecur për shkak të një mosmarrëveshjeje me Greqinë.
Bisedimet e Malit të Zi dhe Serbisë janë frustuese përkundrejt një marrëveshjeje politike midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova, bashkë me Shqipërinë, janë dy vendet më të mëdha ballkanike „prodhuese“ të emigrantëve të BE-së. Kjo në vetvete është absurde: situata në këto vende është e tillë që nuk e legjitimon një kërkesë për azil. Ato që i drejtojnë azilkërkuesit janë kryesisht faktorët ekonomikë dhe frustrimi politik.
Të merret me Ballkanin është një detyrë e papërfunduar, me të cilën BE tani duhet të përqendrohet, si pjesë e përgjigjes së saj të përgjithshme ndaj krizës migracionit. Ta lesh këtë situatë që të përkeqësohet, do të sjellë vetëm më shumë probleme, politike dhe ekonomike, si dhe pasiguri gjeopolitike, pasi Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e vet në rajon. Vitin e kaluar, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, tha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky ishte një mesazh jashtëzakonisht i dobët për t’ia përcjellë Ballkanit. Në Vjenë, liderët e BE duhet ta bënin të qartë dhe të dërgonin një sinjal që, duke pasur parasysh reformat e duhura, dera e Evropës nuk do të mbyllet.
https://www.youtube.com/watch?v=xATE6SEHEc0
Jo evropa pret qe gjithe shqiptaret te lene emigruar ne Vendet e evropes per ma ne fund me pranuar kosoven e shqiperine!nje e treta e popullsise ka emigruar,tash nje e treta tjeter me martesat etj,edhe pastaj mbetet vetem me i marr pleqte edhe ate here evropa na pranon?
Te pakten gjysma e familjeve te Kosoves qe kane shkuyar ne emigrim jane magjyp dhe jevge, por kjo nuk permendet kurr, per shkak te korrekteses politke dhe mjafton qe te jene ”qytetare te kosoves” qe te quhen kosovare dhe biles te adrsohen si shqiptare gjithashtu.
Nga ana tjeter nuk permendet kurre se shume, mos te them me shume se gjysma e azlianteve ose azilkerkuesve nga Shqiperia drej Gjermanise dhe vendeve te tjera, jane rome gje jevgj, dhe jo shqiptare etnike.
Tani pse nuk permendet kurre kjo gje?? Pse nuk thuhet qe keto jane minoritete??? Shqiperia dhe kombi shqiptar kane mjaft probleme vete, kane shqiptaret etnike mjaft probleme vete, dhe nuk mund te mbajm nen kurriz edhe minoritetet tona, qe ne fakt jane rritur shume.
Per shembull, per azilkerkuesit nga Kukesi, qe than u largua gjithe fshati prej 2,000 e ca banoresh… pse nuk e permenden qe ne fakt ata nuk ishin shqiptare etnike por gorane, qe jane sllave.
Sa per vendet e tjera ballkanike, edhe ato kane mjaft probleme, Serbise i largohen cdo vite mbi 70,000 serve nga serbia dhe ka qe ne 1995 qe i vdesin cdo vity 40,000 njerez me shume sesa i lindin, plus qe ka mbi 50.000 prostituta vetem ne serbi.