Megjithëse fillimi i fushatës elektorale në Greqi konsiderohet si terreni i papërshtatshëm për të nxjerrë konkluzione zgjedhore, kompanitë e sondazheve kanë bombarduar grekët me matjet e tyre të fundjavës dhe rezultatet e para nuk kanë vonuar të mbushin faqet e gazetave të shtypit vendas.
Por ashtu si sondazhet e ditës së shtunë, edhe dy të fundit të ditës së dielë për gazetat “Proto Thema” dhe “To Vima”, konkludojnë se zgjedhjet e 20 shtatorit në Greqi do të jenë një betejë e fuqishme midis Syrizës dhe Demokracisë së Re, ndërsa në të njëjtën kohë shfaqin pamundësinë e ish-partisë qeveritare të marrë shumicën në Parlament, ashtu siç synon ish-kryeministri Aleksis Tsipras.
“Vazhdojme atë që kemi filluar, kërkojmë një mandat të fuqishëm për të vazhduar dhe përfunduar atë që filluam shtatë muaj më parë”, ka thënë Tsipras.
Vërtet që Syriza përsëri kryeson, por hendeku me konservatorët, kjo edhe për arsye të përçarjes së Radikaleve të Majtë, është ngushtuar nga 1.5 deri në 3%, domethënë brenda kufijve të gabimeve statistikore.
“Nuk kemi kohë për të mbajtur zi, ne duhet të ecim përpara”, u ka thënë Tsipras anëtarëve të partisë së tij në një konferencë me të cilën ka filluar fushatën elektorale.
“Sot, me më shumë përvojë, më të pjekur, më të ditur, të armatosur me një plan 4-vjeçar, një plan që mbështetet gjerësisht në realitetin dhe nevojat e tij, ne jemi të përkushtuar të luftojnë për reformat që i nevojiten vendit”, u shpreh Tsipras.
Sondazhet e së dielës theksojnë gjithashtu se një shumicë e konsiderueshme e grekëve shfaqet e zhgënjyer nga ajo që priste prej ish-kryeministrit Tsipras, vlerëson negativisht mënyrën e negociatave me kreditorët dhe konsideron gabim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Vetëm 40.5% e të intervistuarve preferojnë Tsiprasin në postin e kryeministrit, një shifër kjo në rënie, përkundrejt 33.1% që shprehen në favor të liderit konservator Evangelos Meimarakis.
Të gjitha sondazhet vërtetojnë se fuqia e tretë politike vazhdon të mbetet AA. Gjithashtu ato pasqyrojnë një shpërndarje të votës së grekëve si rezultat i së cilës në parlamentin e ardhshëm, për herë të parë në historinë e vendit, ndoshta mund të hyjnë deri në nëntë parti.
Ndërsa Uniteti Popullor, partia që u krijua javën e kaluar nga gjiri i Syrizës, përqendron mbi 4% të votave të të anketuarve, ish-aleatët qeveritarë, partia e krahut të djathtë Grekët e Pavarur rrezikon hyrjen në Parlament. / Top Channel
Te votojne per ke te duan po njesoj do jene. Kur kalon jeten buzuqeve, nuk punon,, ben evazion fiskal dhe ke mendjen te hash vetem ne kurriz te te tjereve nuk ka se si te ndryshoje Grequa vetem se po ben zgjedhje te reja.
Pjesa me e madhe e grekeve thone se fajin u a kane te tjeret nese sor jane keq, te rralle jane ata qe e kuptojne se pa punuar dhe paguar taksa ska se si te behet Greqia.
Argita_Bla bla bla keto te dhena nga i merrni ju zonjushe,se statistikave nuk j u referroheni…
Shumica e grekeve jan zhgenjyer nga ajo qe prisnin prej Tsipras!Mund te
shpresosh qe gjendjen e ndryshon nje njeri,kur baza ekonomike eshte po ajo e meparshmja?!Entuziazem dhe zhgenjim si ne te gjith historine Bizantine,dhe me pas ne Europen lindore,ku masat histerike besonin ne ndryshim e gjendjes nga mrekullia e individit,por qe perfundonte me zhgenjim.Ndryshimet e qeverive ne Greqi,jan rrevolucione demokratike pa dhune,por ne princip sjellin po te njejtin efekt,regres ekonomik.Eshte çorintuar ideologjikisht qytetari grek apo eshte kollaj i manipulueshem,
eshte detyre e psikologeve qe studiojn habitatin hibrit grek.Nderthurja gjenetike me turqit e ben paksa te veshtire kete studim,sepse greket kan te njejtin psikologji si turqit(ashtu si pamjen,ADN,fanatizmin),por qe pretendojn te kunderten.Vetem atehere kur te jene me kembe ne toke,kur fajin e tyre te mos ia hedhin te tjerve,mund te pretendohet per nje fillim te mbare.Katarsis dhe Demokraci,jan dy koncepte qe kan lindur ne ate truall,por qe jan krejt te huaja per ate popull.Kuptohet,greket e sotem nuk jan pasardhesit e heleneve,ndryshe nuk ka se si te shpjegohet,
qe keto koncepte fuksionojn me mire ne Europen Perendimore,se sa ne vendin qe i krijoi.
Të nisin protestat e shqiptarve për paktin detar sa s’ësht vonë