Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e së hënës ka nënvizuar se, që nga konferenca e Berlinit deri tek ajo e Vjenës është regjistruar një progres i jashtëzakonshëm politik në rajon.
“Ajo që vlen të theksohet është se kemi hyrë në një fazë ku progresi ka shërbyer për të rritur vëmendjen për avancimin e mbështetjes ekonomike e financiare për rajonin”, ka deklaruar Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se, palët e përfshira në këtë proces të organizuar me nismë të kancelares Merkel kanë rënë dakord për financimet dhe investimet në infrastrukturën rajonale.
“Gjatë këtij viti është përcaktuar harta e ndërlidhjes përmes projekteve të përbashkëta në infrastrukturë. Prioritet në këtë drejtim është Korridori i Kaltër, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që mbështesim edhe projektin e quajtur Rruga e Paqes, që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë përmes aksit Nish-Prishtinë-Durrës”, ka saktësuar Rama.
Rama tha se nisma për projektin e përbashkët rinor Serbi-Shqipëri, do të firmoset nga aid he vuçiç para ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Kjo do të bëhet në mënyrë simbolike, për të ulur tensioned që u panë në ndeshjen e parë në Beograd.
Një tjetër pikë në të cilën ai e ka vënë theksin ka qenë edhe arsimi, reforma për të cilin kërkon gjithashtu një mbështetje financiare.
“Elementi kryesor për të ardhmen e të rinjve është pikërisht rrjeti i arsimit profesional. Ne kemi nisur një reformë në këtë sektor sipas modelit gjerman, por duhet një mbështetje financiare për ta fuqizuar këtë rrjet”, ka thënë Rama.
Në vijim të fjalës së tij, Rama ka theksuar se, ekzekutivi i tij po vazhdon edhe reformat në fushat e tjera, përfshirë atë në drejtësi që ka marrë sipas tij mbështetje nga faktori ndërkombëtar.
Shefi i qeverisë ka paralajmëruar gjithashtu nisjen ditën e martë të aksionit për mbledhjen e taksave, “për të ulur informalitetin sipas standardeve evropiane”. “Do të jetë një luftë frontale ndaj biznesit që nuk paguan taksat dhe në mbrojtje të konsumatorit që mashtrohet e grabitet përditë kur blen mall apo shërbim”, ka shtuar Rama.
Më tej duke iu përgjigjur interesit të mediave, kryeministri ka shtuar se, rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë sipas parashikimeve.
Arsimi Profesional sipas asaj qe Qeveria pergatit, eshte thike mbas shpine zhvillimit te vendit.
Eshte pergatitje e te rinjve shqiptare sipas nevojave, gjithnje potenciale, te industrise gjermane.
Nderkohe qe zhvillimi i vertete i vendit vjen prej pergatitjes sa me te mire te rinise ne profesione si inxhiniere, ekonomiste, informatike, mjeke etj.
Kjo menyre trajtimi te formimit te rinise eshte shprehje e botkuptimit perbuzës qe Rama ka per kapacitet e vendit.
Eshte nje politike arsimore, e cila ne menyre te sigurt i errëson te ardhmen Shqiperise.
po ti sdi te ecesh akoma, na dashke te vraposh… Ne njevend si ky, ku 45% e te shkolluarve dalin per juridik e 40% per finance, si mund te shkohet perpara !?
Fiat e DACIA kane hapur fabrika montimi ne serbi e rumani. Si ka mundesi qe ne Shqiperi, edhe pse fuqia punetore paguhet 1/2 apo 1/3 e atyre ne serbi e rumani, vashdojne hapen vetem fabrika kepucesh e rrobaqepsi ??
I ka hapur ne rumani e serbi se ata i kishin strukturat gati edhe nuk i duhej te investonte per strukturat por vetem ne formimin e nje pjese te specialistave. Te eshte e qarte tani? Ne shqiperi i mungojne si strukturat si specialistet si dhe kane probleme me pronat skane garanci as per energjine elektrike dhe c’eshte me e rendesishmja s’kemi stabilitet politik.
Mendoj se nuk je shume i informuar se cfare nenkupton arsimi profesional… ka kudo ne boten perendimore, Amerike, Angli, Gjermani etj. Ska perbuzje ketu.
Puna nga arsimi profesional nuk eshte turp, eshte nder, qofsh elekricist (arsim profesional) qofsh inxhinier, qofsh llogaritar i thjeshte (arsim profesional) qofsh ekonomist, etj
fjalim pa lidhje, pa fakte edhe shum opinjoninuar. ta gezosh dekaten e vjeter zoteri.
???? !!!! C’fare do te thuash? Pa fakte? Pa lidhje? Hahaha!
S’duam të afrohemi me ta në prag të 1 shtatorit
Ketu, hapjen e biznesit Fason, e quajne sukses te madh! A ka tallje dhe ironi me te peshtire se kjo? Ne se kerkohet te rikthehet skllaveria, atehere Fasonet jane garancia me e madhe! Turp e faqe e zeze!