Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të qytetërimit të tronditen, e realiteti të shihet më me vëmendje se shfletimi i lajmeve në një aparat celular.
Një pjesë e shqiptarëve e njohin bukurinë e bregdetit të Bodrumit falë paketave turistike, ndaj kufoma e fëmijës kishte madhështinë e ngjarjes në harmoni të plotë me bukurinë natyrore, vlerën e pamohueshme të shkundjes ekzistenciale. Megjithatë, skena e Bodrumit nuk erdhi nga qilarët e një bote e cila për ne është e pazbuluar. Lufta civile në Siri ka pesë vite që shkakton tragjedi njerëzore të papërshkruara, por Ajlani dhe vëllai i tij, Galipi, janë therës sepse janë si gjithë fëmijët e Europës. Janë të veshur njësoj, janë me të njëjtën bardhësi të cipës, janë rritur me të njëjtat ledhe, me të njëjtët arinj pellushi, janë njësoj si Gencë, Davidë, Marko, Filipë, Hansë, Mihalë e Xhorxhë të kontinentit. Ata dy fëmijë nuk kanë asgjë të ndryshme për fat të keq, as në pamjen e jashtme. Ndaj, kur u përcollën ato pamje, ne, sa i pamë, të parën gjë që bëmë, mblodhëm fëmijët tanë si klloçkat.
Kjo është tragjedia siriane! Eshtë sikur të na ndodhë t’u qenë mirë e bukur në shtëpi tënde. Nuk do shumë fantazi ta kuptosh nga intervistat që japin refugjatët. Me një anglishte të mirë, ata shpjegojnë se janë inxhinierë, mësues, mjekë, punëtorë, studentë, që lënë një vend në luftë. Kishin krijuar jetët e tyre, zakonet e tyre, banalitetet e bjerrjes së ditës, të cilat i kemi të gjithë, dhe në çast dikush i detyron të shkojnë nga sytë këmbët. Përse nuk erdhën më parë në Europë, pasi kishin krijuar mikrobotët e tyre në qytetet e katundet e Sirisë? Erdhën tani, pasi kanë kaq vjet që mbijetojnë me Asadin, që tregojnë mizoritë që shkaktonte opozita ndaj Asadit dhe prej shumë kohësh llahtarët e ISIS-it, që fillimisht mori financime perëndimore për të përmbysur diktatorin. E njëjta skemë si me talebanët. U financuan për të larguar rusët, më zi e bënë kur erdhën vetë. Tek Rambo 2, talebanët janë shokët më të ngushtë të heroit të Stalones.
Sot sirianët po ikin, pasi nuk kanë ku të rrinë më. Perëndimi shekullarist i pret buzë detit, sepse, për fat, gjysmat mbyten si Ajlani e Galipi. Më pas i lë në mëshirë të fatit, duke e ndjekur si reality show atë rrugëtim eksodik nëpër Ballkan, Hungari, Gjermani. Tek dëgjon politikanët magjarë që ankohen, apo sheh lodhjen e Bashkimit Europian, kupton se jetojmë në një kontinent që i ka humbur të gjitha vlerat morale dhe të besimit mbi të cilat u hodhën themelet e Unionit. Të gjithë po tentojnë t’ia lënë shoqi-shoqit kopilin në derë, dhe janë duke dhënë një shfaqje bjerrëse, e cila i nxjerr udhëheqësit e faktorët politikë europianë do njerëz të vegjël, të pashpirtë, kopracë, legenë, të paditur.
Të majtët kanë humbur parimin e famshëm të solidaritetit, konservatorët besimin e vullnetit të epërm, i cili të çon tek mëshira, bamirësia. Janë të njëjtët udhëheqës që ngrenë zërin për racizmin, homofobinë, të drejtën e bashkëjetesës, pakicave etnike e kulturore, shpenzojnë para, frymë, për këto qëllime, dhe shënojnë refugjatët me numra në krah, si në kohën e nazizmit.
Europa e sotme po rrëfen se nuk ka vullnet të përballojë një krizë humanitare; ngjan me një shushkë që nuk i jep dum punës. Pamjet e ndalesave të trenit në Shkup, Budapest e Çeki bëjnë me turp pikërisht këtë dorë udhëheqësish, të cilët kanë humbur në lapsin e llogarive.
Nuk duan refugjatë, por nuk duan as të ndërhyjnë ushtarakisht, aty ku vetë e çelën konfliktin. Nuk duan të shpenzojnë asnjë pare për mirëpritje, por duan të përfitojnë nga nafta e luftës, shitblerja e armëve, paqja e minuar. Nuk e duan këtë bezdi në derë, por nuk duan të mbajnë as peshën e mëkatit, ndaj mallkojnë Papën apo këdo që u kthen kokën tek themelet e moralit, besimit.
Shqiptarët nuk janë të izoluar nga këto ngjarje, dhe, sipas mendimit tim, kjo nuk ka të bëjë me ngjashmëritë e krizave të tyre të refugjatëve të viteve ’90, apo të luftës së Kosovës. Shqiptarët janë pjesë e pandashme e këtij kontinenti, dhe kanë shpëtuar nga dyndja e refugjatëve, ngaqë i përdorën shinat e trenit për skrap, por krimi shqiptar po luan pjesën që i takon në trafikun njerëzor. Politikanët tanë nuk kanë krijuar kurrfarë plani solidariteti, mikpritjeje, kurse gëzohen që e kanë larg vetes këtë hall. Merre me mend, autoritetet e Shqipërisë po marrin masa për të shtrënguar kufirin! Ndoshta ka ardhur dita që shqiptarët të thonë me zë të lartë se në cilën Europë po kërkojmë të shkojmë, tek cilat vlera? Në Europën e ateistëve dhe të ndërgjegjeve të dixhitalizuara? Përse duhet të besojmë që neve të Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit, do na qasin më me dashuri se dy motakët që i mori deti?
Tesheshi.com
me mire sirian por kurrsesi gyzel shqipfoles ”evropian”…….
Si MA ke janullen moo.?
Enkel,
Hapi edhe nje here librat dhe lexo ku thuhet:
“Ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk!”
…edhe peshkaqen
Per tere tru peshqet qe nuk duan ta kuptojne…
Dhe mos na tregoni perralla demokrathike,ore Enkel…
Te gdhihesh sirian sot, do te thote te vraposh per tu larguar sa me shume nga Siria, perndryshe vdes. Te jesh Europjan sot qe jeton ne Europen e krizes, do te thote te vraposh larg sirianeve te uritur, te trembur e te zemeruar, perndyshe nuk mbijeton dot. Ne Bote sot nuk eshte e rendesishme nese je Sirian apo Europian, e rendesishme eshte te vraposh per te mbijetuar.
Heronj si Enkel Demi qe i mbijeton fatkeqesive si Mesila Doda, jane te rralle ne Bote.
Bravo Enkel, je ikona mashkullore e rezistences ndaj vuajtjeve qe te vijne nga gruaja, ne rastin tend Kucedra Mesila Doda.
Plotesisht dakort me cfare thua per Europen,,por nuk duhet te i’a hedhim gjithe fajin asaj,,vendet e Gjirit ps te cilat i kane kapacitetet e duhura ekonomike per te strehuar jo vetem mira Sirian qe braktisin vendi por edhe gjithe Sirine nuk kane bere asnje perpjekje ne kete drejtim.Investohen miliona euro nga ata ne europe ne sport dhe nuk leshojne asnje kacidhe per te shmangur kete tragjedi njerezore.
Vdekja e Ajlan dhe imazhet e tij buze detit jane ngulitur thelle ne mendjen dhe zemren time,ato imazhe do ngelen perhere te gdhendura ne kujtesen time,,
Vogelush shpresoj shume qe tragjedija jote te sherbeje per solidarizimin e udheheqjes boterore ne menyre qe tragjedi te tilla ne te ardhmen te shmangen,,
Zoti te paste prane vetes ne parajse.
Jemi të destabilizuar
PO ENKEL KE TE DREJTE PER GJTHCKA THUA.TE GJITHE DUHEN TE JENI BASHKE NE KETO MOMENTE,PO KUR SHEH EVROPEN ATE (ROSPIE PLAK) TE VJEN TE PELCASESH.KETE EVROP QE BEN SEHIR ME JETET E NJERZVE QE BEN LAJME EDHE BIZNES ME FOTO FEMIJESH QE KEMI FRIKE TI SHIKOJME SERISHT PO QE E VERTETA ESHTE E HIDHUR ASHTU SI SUPA QE KA GATUAR PO KJO (ROSPIE) EDHE TANI NUK I HAP PORTAT E HUMANIZMIT,PO KJO (ROSPIE)QE TE BEN MORAL PER TE DREJTAT E NJERIUT DHE BEN LIGJE EDHE PER KAFSHET(..) PO KJO (ROSPI)NUK I DHIMSEN NJERZIT QE I KA ZHVATUR PER ME SHUME SE 100VJET,U KA MARR CDO GJE….PO PER KETE (ROSPI) NUK KANE SHUME VLER JETET E FEMIJVE,NENAVE,PLEQVE
POR VETEM XHEVAIRET QE ATA KANE PASUR VETEM PER ANTIKITETIN(….) KJO E MERITON VERET EMRIN (ROSPI).ZOTI I NDIHMOFT ATA TE KRISHTER,MYSLIMAN,BEKTASHIJ,E TE CFARE FEJE QOFSHIN SE EDHE ATA JANE NJEREZ EDHE MERITOJNE TE JETOJNE SI NJEREZ.
POR NUK MUNDET TE LE PA THEN EDHE 2 FJALE PER QEVERIN TONE,TE HAPE EDHE KJO NJE FOLE MODESTE PER TE KONTRIBUAR SADO.TE MOS FLERE GJUM,DHE TE THOT LARG NGA BYTHA IME.SHYQYR QE SPO VIJNE KETEJ.NE NUK JEMI HUNGAREZ E AS CEKE NE JEMI SHQIPETAR.
Ndersa ti je nje cope Cari “i dhimbshur” qe nuk ke kuptuar ende se jane sirianet qe po shkojne ne Evrope dhe jo evropianet ne Siri!