Solidarë me refugjatët, por kujdes

3 Shtator 2015, 17:54Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Sa lehtë që persona publikë nga Shqipëria dhe Kosova shprehin solidaritet me refugjatët që enden rrugëve të Europës për një jetë më të mirë dhe ikur luftrave dhe masakrave!

E kuptoj dhimbjen dhe keqardhjen tonë.

Edhe unë do të bëja cmos të ndihmoja brenda fuqive të mia këdo që ka vështirësi, vuan dhe ndodhet në rrezik.

Eshtë detyrë njerzore dhe humanitare.

Por, kujdes, në rastin e refugjatëve nuk është një term që buron nga morali i mëshirës, por një akt politik që drejtohet nga ligjësi të tjera dhe brenda një kooperimi dhe politike të koordinuar me fuqitë europiane.

Pse nuk është thjesht një akt mëshire dhe solidariteti?

Ja po e shpjegoi thjesht dhe shpejt.

Ti vendos të jesh solidar nisur nga parimet e mëshirës dhe humanizmit. Pranon 2 mijë veta, ta zemë. Por, ja erdhën dhe 20 mijë të tjerë të shtyrë nga shpresa se edhe ata do të pranohen si të parët. Cfarë do të bësh me këta të tjerët ? E ke menduar?

Apo ata 2 mijë do t’i pranosh, do jesh solidar me ta dhe të tjerëve do t’u tregosh shkopin e policit dhe do t’i shtysh tutje në male andej nga Greqia a Serbia?

Apo do t’i strehosh për dekada e dekada në zonat e territoret e boshatisura nga shqiptarët që kanë ikur rugëve të botës në mërgim e ikin me bataliona çdo ditë ?

Cfarë hipokrizie do të ishte!

Pra kërkon veç koordinimit me BE dhe një sërë masash të tjera sigurie kombëtare…

Pra, është një strategji politike që kërkon shumë kujdes, kurse morali i mëshirës dhe i solidaritetit vlen në sjelljen individuale në jetën e përditshme, por jo si rregulator i sjelljes politike të shtetit në rast krizash globale.

Patjetër solidarë, por edhe politikisht të saktë.

6 komente në “Solidarë me refugjatët, por kujdes”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,ADN dhe gjaku arab i solidarizon………..

  2. Tema says:

    Të gjith jan paralizuar

  3. Xhaja says:

    Ti mor zotni je semure me majasell ne gryke . Bej pak pushim se u robtove per hallet e ketij vendi. jo per gje por po kopjon SHABAN QOSEN e ndjere.

  4. Tironsi says:

    Foli dhe ky loqja!

  5. pjatalarsi says:

    Mire e ke ti, por pundhenesit gjermane kerkojne punetore; pastrues, pjatalares, bacevahne, sherbim spitalor, etj. Poltikanet ua plotesojne kerkesat, pa marre parasysh, qe cdo e mire e ka nje te keqe; me sirianet dhe irakenet kjo e mire ka disa te keqia. Keto sapo kane nisur te duken, ne te ardhmen do plasin me hapur.

  6. gazetari me 4 klase says:

    Te gjithe ata qe na cajne derrasat duke u hequr si humanitare te hapin procedurat e sponsorizimit te nje familjeje siriane. Te futen garant tek shteti shqiptar qe per 10 vite ata i mbulojne te gjitha shpenzimet jetike te familjes emigrante dhe per kete te lejne dicka si kolateral, shtepi, toke, etj… Fjalet mbeshtetini me hapa konkrete, ndryshe ato ngelen vetem fjale boshe qe nuk mallengjejne askend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje