Ndërkohë që grupi që e quan veten si Shteti Islamik, njohur ndryshe me akronimin ISIS, vazhdon të prodhojë mizori në Lindjen e Mesme, myslimanëve u bie si detyrë të përballen me ideologjinë totalitare që e frymëzon atë dhe grupet e tjera terroriste. Çdo akt terrorist i kryer në emër të Islamit ndikon dhe prek thellësisht secilin mysliman, deri edhe duke e tëhuajësuar atë prej qytetarëve normalë dhe duke i zmadhuar edhe më keqkuptimet për etosin e besimit të tyre.
Nuk është kurrsesi e drejtë, që të akuzosh Islamin për veprimet gjakatare të radikalëve të dhunshëm. Mirëpo kur terroristët përpiqen të veshin petkun e Islamit, atëherë ata fillojnë të bartin këtë identitet, edhe pse veçse nominalisht. Kësisoj, besimtarët që i përkasin këtij besimi duhet të bëjnë ç’është e mundur për ta parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të metastazave këtij kanceri, të cilat gjenden kudo në shoqëritë tona. Nëse nuk e bëjmë diçka të këtillë, ne do të jemi të gjithë pjesërisht përgjegjës për imazhin e njollosur të besimit tonë.
Pikë së pari, na duhet ta dënojmë çdo akt dhune dhe të mos biem pre e viktimizimit. Të kesh vuajtur prej shtypjes dhe shkeljeve nuk përbën assesi justifikim për kryerjen e tyre apo për t’u tërhequr prej dënimit të terrorizmit. Nuk është vetëm opinion i imi që terroristët janë duke kryer mëkate tejet të rënda në emër të Islamit; është një përfundim tejet i thjeshtë dhe i pashmangshëm që mund të arrihet prej një leximi të sinqertë të burimeve parësore: Kuranit dhe jetës së jetuar prej Profetit Muhamed. Parimet thelbësore të këtyre burimeve – të trajtuara dhe shpjeguar aq gjerësisht prej studiuesish për shekuj me radhë, të cilët ia dedikuan veten studimit të thënieve dhe praktikave të Profetit, dhe “qëllimit të autorit” në Librin e Shenjtë – e zhvlerësojnë çdo përpjekje të terroristëve për t’i justifikuar veprimet e tyre në emër të fesë.
Së dyti, është tejet e rëndësishme që të promovojmë një kuptim sa më tërësor të Islamit, duke nisur qysh prej fleksibilitetit për t’i mirëpranuar të gjitha prejardhjet e ndryshme kulturore të aderuesve në këtë fe, ndryshe prej ç’mund të ketë ndodhur rëndom me abuzimin me to. Kur, në fakt, etika thelbësore e Islamit nuk është lë vend për interpretim. Një prej këtyre parimeve është edhe ai, se marrja qoftë edhe e një jete të vetme të pafajshme është një krim kundër gjithë njerëzimit (5:32). Sikur edhe në një akt vetëmbrojtjeje në luftë, dhuna ndaj atyre që nuk janë duke luftuar, veçanërisht ndaj grave, fëmijëve dhe klerit është e ndaluar në mënyrë specifike në mësimet e Profetit.
E ne duhet t’i demonstrojmë këto vlera duke treguar solidaritet me njerëzit që kërkojnë paqe në mbarë botën. Është ndoshta natyra e psikologjisë së njeriut dhe e dinamikës së medias, që vërehet, se si ndonjëherë zërat e përgjitshëm e kanë më të vështirë se ata ekstremistë për të zënë titujt kryesorë të gazetave. Megjithatë, në vend të akuzimit të medies, neve na duhet të gjejmë rrugë risuese për të bërë të mundur që të mund të dëgjohet edhe zëri ynë.
Së treti, myslimanët duhet që të promovojnë publikisht të gjitha të drejtat e njeriut – dinjitetin, jetën dhe lirinë. Këto janë vlerat më themelore ndër vlerat Islame, dhe nuk mund të ketë individ, e aq më pak ndonjë lider politik apo fetar, i cili të gjejë në vete autoritetin për t’i mbërthyer ato nën pushtetin e tyre. Të jetosh esencën e besimit tonë do të thotë të respektosh diversitetin – kulturor, social, fetar dhe politik. Zoti e identifikon mësimin prej njëri-tjetrit si qëllimin kryesor ekzistencës së diversitetit (49:13). Sepse ta respektosh çdo qenie njerëzore sepse është krijesë e Zotit (17:70) është respektim i vetë Zotit.
Së katërti, myslimanët duhet të hapin sa më shumë mundësi edukimi për çdo pjesëtar të bashkësisë së tyre, ku studimi i shkencave natyrore, atyre humane dhe arteve të jenë të ngritura nën ombrellën e një kulture të respektit për çdo gjallesë. Qeveritë e botës islame duhet të hartojnë kurrikula të atilla shkollore, të cilat ushqejnë vlerat e mirëfillta demokratike. Poende shoqëria civile ka një rol të veçantë në promovimin e respektimit dhe pranimit të ndërsjellë të tjetrit. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse pjesëmarrësit në Lëvizjen “Hizmet” kanë ngritur mbi njëmijë shkolla, qendra humanitare dhe institucione për dialog në më se 150 shtete të botës.
Së pesti, t’u bësh myslimanëve të mundur edukimin fetar është një çështje e një rëndësie kyçe për t’i privuar ekstremistët prej një mjeti të lehtë që ata përdorin për të përhapur ideologjitë e tyre të shtrembëruara. Kur mohohet liria e besimit, siç është vepruar për dekada me radhë në botën islame, besimi çel hijeve, duke ia lënë interpretimin e saj figurash radikale, e për të tepër të pakualifikuara.
Si përfundim, është e domosdoshme, që myslimanët të mbështesin të drejta të barabarta pa bërë dallime gjinore. Gruas i duhen dhënë mundësia që të ndihet e çliruar prej çdo lloj trysnie sociale që i privon ato prej barazisë gjinore. Myslimanet e kanë shembullin e tyre më të rrallë në jetën e bashkëshortes së Profetit Muhamed, Aishes, e cila ishte një dijetare e kultivuar më së miri, mësuese dhe një drejtuese e çmuar për kohën dhe bashkësinë në të cilën jetoi.
Terrorizmi është një problem shumëpërmasor, kështu që edhe zgjidhjet kërkojnë analizim të thellë të shtresimeve politike, ekonomike dhe fetare të këtij problemi. Qasjet që përpiqen ta reduktojnë këtë problem thjesht në një çështje të fesë i bën një prej shërbimeve më të këqija rinisë së rrezikuar dhe botës në tërësi. Do të ishte mirë që komuniteti ndërkombëtar të kuptonte se myslimanët janë viktimat e para të terrorizmit – kjo e kuptuar qoftë fjalë-për-fjalë, qoftë në formë simbolike – dhe se ata mund të ndihmojnë në margjinalizimin e terroristëve dhe parandalimin e rekrutimeve të mëtejshme. Kjo është arsyeja pse qeveritë duhet t’u shmangen pohimeve dhe veprimtarive që sjellin si rezultat tëhuajësimin e myslimanëve.
Ekstremizmi i dhunshëm nuk ka fe; gjithnjë ka për të pasur njerëz që do të përpiqen t’i manipulojnë tekstet fetare. Njësoj si të krishterët, të cilët nuk e aprovojnë dhe nuk e mbashtesin kurrsesi djegien e Kuranit ose veprimet e Ku Kluks Klanit, apo budistët që nuk e aprovojnë assesi gjakësorësinë kundër myslimanëve Rohing’ja, edhe myslimanët nuk e aprovojnë dhunën.
Myslimanët kanë dhënë mjaft në pasurimin e qytetërimit njerëzor përgjatë gjithë historisë së Islamit. Kontributet tona më të mëdha qenë dhënë në kohëra kur besimi e quante thesar respektin e ndërsjellë, lirinë dhe drejtësinë. Ndoshta mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ta restauruar imazhin e njollosur të Islamit, megjithatë myslimanët mund të bëhen fanarë të paqes dhe qetësisë në shoqëritë e tyre.
mendime shume te vyera jo vetem per myslimanet por edhe te gjithe shqiptaret e besimeve te tjera. Kjo eshte fryma qe duhet perqafuar!
Nese islami do behet keshtu sic thote ky.
Atehere Popujt qe praktikojne islamin do shpikin nje fe tjeter qe te jete po ka kafsherore sa eshte islami sot.
dokumentari me i thjeshte dhe me shokues per sistemein e petrodollarit. dhe se si amerika qendron akoma superpower.
http://www.dailymotion.com/video/x33lcz2
Shqiptaret e besimeve te tjera , zoti Egelbert , nuk kane nevoje per keto mendime e keshilla , se i kane ne rregull punet , nuk kane probleme as me njeri-tjetrin , e as krijojne shqetesime per te tjeret , jane paqesore , nuk vrasin njeri , nuk dergojne luftetare per te prere koka njerezish dhe i falen Zotit te tyre .
Ky eshte nje nga ideatoret e krijimit te nje nga “vellazerive muslimane” te cilen Erdogan e quajti terroriste.
Pyetja eshte kë te besojme?
Bravooooooo !!!!!
ISIS eshte duke ndjekur gjurmet e Pejgamerit fill e per pe . Dhuna nuk eshte tek ISIS po tek vete KURANI studjohe me kujdes dhe do te shohesh meshira eshte vetem e mysliimanve ndermjet njeri tjetrit
myslimon ”paqsor”!!!!????? mooooooooooosssssssssssssss…………..
Ky eshte vete ISIS me kollare, rrjedhimisht me i keq dhe me i rrezikshem se keta primitivet leshatuk qe presin koka. “Shkollat” qe ka hapur ne trojet shqiptare jane vatra shkombtarizimi, turkofilie dhe indoktrinimi neoosman.
TONI KS IK FUTI NAJ TAS ME KOS SE TE QETESON TRUNIN…KAM DUKE BERE ROLIN E OPOZITES NE CDO LLOJ LAJMI ME BERE INTERESANTIN,,,BEHU REAL SHOKI…!
Ky personi “paqesor” eshte bashkepjesmarres ne krim i erDOGanit. Qellimi eshte i njejte, vetem se ky dylberi eshte me finok. Fut ne dore organet e shtetit duke prodhuar “kuadro” per gjyqesor, polici, intelegjence, banka. Nuk do te cuditesha nese ti je njeri nga keto “kuadro” gyleniste. Ne kete rast kosi nuk te ndihmon fare ne qetesimin e trurit sepse je bere pjese e nje kuazi-masonerie islamike me lavazh komplet truri.
Cka po pjerdh or bajraktare…….muslimanet nuk vrasin thote . Po kush po vert tash 1600 vet e po cpopullojne te krishteret ng te gjthe visit ku ka shumice muslimute. Kjo shumice eshte fituar vetem me vrasje. Kurani eshte libri i gjakut te miljona te pa fajveve. Ju nuk deshironi te edukoheni se humbisni aftesite per te vrare…..edhe me ato pak medreses edukoni vetem kultin e vrasjes.
Sigurisht.E provuar me punen shume vjecare te kolegjeve Turgut Ozal ne vendin tone.
Besoj se duhet dhe do të bëhet një objektiv i arritshëm për të gjithë njerëzimin.
dhe ATEIZMI eshte rruga e paqes se ndergjegjes qe nuk njolloset nga fantazmat .Pederastlleku, pedofilia,terorizmi, sa e ke o baba sheh? dal ta nxjer pa e she, dhe shume pislleqe te tjera qe kane lulezuar mbi injorancen e njerezve. Te ndalohen ndotjet akustike qe shkaktohen nga altoparlantet e xhamive , ne baze te normatives se BE-se.
Nje fjale e urte thote: nuk mbulohet m… me shurre! Ky Gylen e te tjere si ky, gjithe jeten me perpjekje per te futur fene ne cdo qelize te jetes se njeriut, deri dhe sharian, (fillimisht i lidhur me levizjen fetare “nurcu” qe predikonte dhe sharian), pasi e pane se ku i cuan shoqerite e ndryshme idete qe predikuan, (Turqine, vende arabe, Shqiperine, Bosnjen, e tani edhe vende ne perendim), po perpiqen te ndreqin ate qe shkaktuan me predikimet e tyre! Njerez te pacipe e te paturpshem, qe nga maja e kokes e deri tek maja e thonjve kuterbojne era injorance! E tani na hiqen si engjej te paqes!
ISIS edhe mund te kete devijime te vogla te islami, por ne thelb eshte vete islami dhe vizioni i tij per boten dmth nje vizion terrori dhe tmerri.